THIRRJE E HAPUR PËR PUNËDHËNËSIT NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI
PËR PUNËSIMIN E PRAKTIKANTËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Numri i punëdhënësve:
|
10 nga Shqipëria (5 nga Lezha dhe 5 nga Shkodra)
|
Kohëzgjatja e praktikës
|
Gjithsej 12 muaj
|
Financimi i programit
|
Maksimumi një shumë prej 500.00 € në të cilat përfshihen të gjitha kostove të praktikës profesionale. |
Kushte të përgjithshme:
|
· Personi fisik ose juridik të registruar sipas ligjit (institucione publike, kompani, tregtarë të pavarur, organizata jofitimprurëse etj.) nga Lezha dhe Shkodra. Mund të merren në konsideratë punëdhënës nga vende të tjera të zonës së zbatimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi. · Punëdhënës që u paguajnë punëmarrësve të gjitha detyrimet e parashikuara me ligj, e vërtetuar kjo me një vërtetim nga autoritetet kompetente. · Punëdhënës që nuk janë në proçes falimentimi, e vërtetuar kjo me vërtetim i lëshuar nga organi kompetent shtetëror. |
TERMAT E REFERENCES SHKARKO KETU
METODA E APLIKIMIT
Punëdhënësit e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e aplikimit në të dya adresat e e-maileve: caritasalbania@caritasalbania.org dhe zeneli.anxhela1@gmail.com.
- Aplikimi duhet të përmbajë:
a) Formularin e aplikimit SHKARKO KETU
b) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve ligjore lëshuar nga administrata kompetente tatimore
c) Deklaratë që nuk është në proçes falimentimi, i lëshuar nga organi kompetent shtetëror
d) Deklaratën e firmosur të aplikantit SHKARKO KETU
- Data e njoftimit: 23.11.2021
Data e mbylljes së njoftimit: 01.12.2021
Informacionet e mëtejshme rreth thirrjes publike mund t’i gjeni në Udhëzimet e Përgjithshme për Programin e Praktikës Profesionale dhe Mentorimit. Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për konkurimin janë të lutur të shkarkojnë Udhëzimet e Përgjithshme për Programin e Praktikës Profesionale dhe Mentorimit dhe formularët e aplikimit nga faqja e Internetit e Caritas-it.
Tirana, më 23.11.2021.