TERMAT E REFERENCËS
NJOFTIM PËR SUBJEKT/EKSPERT PËR FOTOGRAFINE
Organizata | Caritas Shqiptar (Albania) Adresa: Rruga “Don Bosko” Tiranë,Albania Tel: +355 42230088 |
Departamenti | Migracionit dhe Antitrafikimit |
Kohëzgjatja e angazhimit | Shkurt – Qershor 2021 |
Vendi i angazhimit | Bilisht – Gjirokastër – Shkodër – Durres – Tiranë |
Përshkrimi i organizatës
Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat per paqe.
Përshkrimi i qëllimit të realizimit të Ekspozites
Departamenti i Migracionit dhe Antitrafikimit, në kuadër të projektit “Mbeshtetje për Migrantet dhe refugjatet që hyjnë në territorin shqiptar” financuar nga Caritas Austria, synon të realizojë një ekspozitë kombëtare me fotografi profesionale. Ideja e kësaj ekspozite lindi si nevojë për të sjell tek publiku dhe prezantuar çeshtjet e Migracionit në vendin tonë nëpërmjet forografisë. Qe prej 2015 vendi ynë, është shëndrruar në rrugë tranzit për mijëra Migrante dhe refugjate të cilët, të detyruar për tu larguar nga vendet e tyre për shkak të luftrave dhe problemeve kërkojnë një jetë më te mire. Ata udhëtojne në grupe, vetëm apo familje. Rrugëtimi nis në vendin e origjinës dhe zgjat shumë në kohë, një pjesë e rrugës së tyre organizohet nga kontrabandistë dhe duke paguar shuma të mëdha, një pjesë e tyre ecin me ditë në këmbe në vende, zona të rrezikshme për jetën e tyre. Shumë ndahen nga grupi apo humbin, te tjerë vdesin rrugës. Caritas Shqiptar me mbeshtetjen e UNHCR, Caritas Austria dhe Caritas Italia ka mbeshtetur Policinë e Kufirit dhe Migracionit me shërbime konkrete sipas nevojave të paraqitura. Nëpermjet fotografisë duam te përcjellim imazhet, identitetin e ketyre njerezve, vuajtjet, histori individuale dhe familjare, ashtu të thjeshtë, të përditshmen, të vuajtur në udhetimin e tyre, duke u përpjekur t’i japin vlerë asaj cfarë është mbi gjithcka, dëshira për jetën.
Caritas Albania po kërkon të punësoj një fotograf profesionist për qëllime komunikimi dhe advokimi. Objektivi kryesor është të siguroje fotografi me cilësi të lartë që portretizojnë përfituesit e projektit dhe shpërndarjen e ndihmës për refugjatët dhe azilkërkuesit. Vendi ku do të punojë është në Tiranë, Kapshtica / Korca, Kakavija/ Gjirokastra, Shkodër gjatë periudhës Shkurt-Maj 2021. Imazhet do të përdoren për një ekspozitë kombëtare por dhe për të ilustruar botime, faqe në internet, gazeta dhe revista institucionale. Fotografitë mund të përdoren gjithashtu në media nga partnerë të tjerë me kërkesë me shkrim si një burim për të portretizuar punën e Caritas Albania në Shqipëri.
Specifika për realizimin e Fotografive:
Përgjegjësitë e fotografit jane:
- Fotografi duhet të vizitoj të paktën tre zona kufitare dhe të fotografoje përfituesit sipas objektivave te marveshjes duke respektuar Politikat e Mbrojtjes. Ju lutemi vini re: Për të fotografuar fëmijë nën 18 vjeç, duhet të kërkohet Pëlqimi me shkrim i kujdestarit ligjor. Caritas Shqiptar do t’i sigurojë një formular që do të plotësohet në këto raste, duke ndjekur udhëzimet dhe Politikat e Caritas Shqiptar.
- Ndjek realizimin grafik te fotove dhe pregatit 100 foto profesionale
- Përgatit një plan kohor duke përcaktuar kohën e nevojshme për përgatitjen, redaktimin dhe finalizimin e fotove;
- Koncepton dhe përzgjedh 25 foto për ekspozitën
- Bashkëpunon me stafin e departamentit për realizimin e Ekspozitës.
- Merr pjesë në ekspozitë si autor artistik i fotografive.
Përgjegjësitë e Caritas Shqiptar:
- Të sigurojë në kohën e duhur pjesëmarrësit për fotot;
- Të lehtësojë proçesin e realizimit te fotove në zonat ku implementohen projektet;
- Të mbikëqyrë dhe të monitorojë ofruesin e shërbimit, në bazë të kontratës.
- Të ofroje sherbimet logjistike ne terren
Kualifikimet, Përvoja e kërkuar:
- Aftësi për të respektuar afatet dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit;
- Fleksibiliteti në përgjigjen ndaj nevojave të kontraktuesit
- Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë si fotograf në Shqipëri ose jashtë
- Të njohin mirë tematikën e fotografive sociale dhe fotografine autor
- Te njohin mire formatet online dhe menyra inovative ekspozimi në platforma të ndryshme
- Të ketë një portofol të pasur dhe gamë të gjerë
- Të ketë rekomandime nga punëdhënës dhe kontraktorë të tjerë
- E preferueshme të ketë marrë pjesë në ekpozita fotografike në grup, ose të ketë realizuar ekpozita personale
- Të ketë aftësi artistike
- Të jetë në gjendje të punojë profesionalisht me pajisje fotografike inovative;
- Të zotërojë cilësi të shkëlqyera për komunikim me njerëzit.
Dokumentat për aplikim për të aplikuar për këtë proces, ju lutem të dergoni.
- CV
- Paraqitje të shkurtër si do e zbatoni koncept idenë
- Referenca për punë të ngjashme
- Portofolin e krijmtarisë artistike
- NIPT nëse jeni të regjistruar si biznes.
Afati i dorëzimit
Dokumentat duhen të dërgohen në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme brenda datës 15.02.2021.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.