Në datë 11 Korrik 2018 Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Koordinatorin Kombëtar Anti-trafik, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shqipëri dhe Kosovë, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, dhe Policinë e Kufirit dhe Migracionit, organizuan tryezën e dytë të diskutimit “Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen për punë në vendet fqinjë”.
Në takim morë pjesën dhe Znj. Isabelle Thomas-Delic, Atashe i Bashkëpunimit Institucional të Ambasadës Franceze dhe Znj. Caroline Charpentier përfaqësuese e Misionit të Përhershëm Francez në Vienë.
Gjatë tryezës u analizuan hapat dhe përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale për mbështetjen e fëmijëve që shfrytëzohen në vëndet fqinjë, si dhe u hartua draft plani i përbashkët i veprimit qoftë për të përmirësuar punën në nivel kombëtar dhe ndërkufitar në parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen për punë në Kosovë.