Organizata:                                        Caritas Shqiptar

Pozicioni:                                           Asistent Financiar, Part Time

Departamenti:                                  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar

Vendodhja:                                        Tiranë

Varet & raporton tek:                    Menaxheri i Projektit

 Kohëzgjatja e kontratës:             Tetor 2021 – Dhjetor 2022

Konteksti i Projektit:

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Austria dhe me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale Austri, ka filluar zbatimin e projektit “Take Care”, projekt i cili konsiston në shërbimin infermieror, psikologjik dhe sanitar në banesë të 50 të moshuarve në Njësinë Administrative nr.1 Tiranë dhe 50 të moshuarve në Rrëshen. Shërbimi në banesë për të moshuarit është një shërbim i integruar ndërmjet kujdesit shëndetësor dhe atij social.

Një ndër problemet kryesore të të moshuarve në Shqipëri, është se ata jetojnë vetëm pasi fëmijët apo të afërmit e tyre jetojnë në emigrim. Janë rreth 400,000 persona të moshuar në Shqipëri ose 14% e popullsisë totale. Moshimi i popullsisë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën sa vjen e rritet duke kërkuar vëmendje dhe buxhetim të lartë kryesisht në sistemin social- shëndetësor. Ajo që i mbetet OSHC dhe vetë instituiconeve publike/private, është të lobojnë dhe punojnë fort për një moshim sa më aktiv.

Caritas Shqiptar, ndër vite ka promovuar dhe lobuar për të drejtën e të moshuarve për të marrë shërbim në banesë, duke identifikuar kushtet dhe mundësitë për më shumë ndërveprim midis sektorit publik dhe privat.

 

Përgjegjesitë Specifike 

  • Asistenti financiar  do të operojë në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Projektit për zhvillimet finaciare të projektit;
  • Përgatitja e pagesave dhe procedimi i tyre në zyrën e financës sipas kërkesave të projektit;
  • Monitorimi i procedurave financiare në lidhje me projektin dhe supervizimi i shpenzimeve;
  • Do të përgatisë dokumentat e nevojshme për tenderime të mundshme në kuader të zbatimit të projektit;
  • Interpretim i informacionit financiar;
  • Përgatitje e raporteve financiare duke respektuar afatat kohore të parapërcaktuara nga donatori duke respektuar kërkesat e projektit;
  • Mbajtja e kontakteve me përfaqesuesin financiar të donatorit për çdo paqartësi në lidhje me aspektin financiar dhe raportime të mundshme.
  • Mbajtja e shpenzimeve në sistemin SAPI (sistemi i raportimit të donatorit) dhe raportimi në çdo moment i gjendjes së shpenzimeve të projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë bachelor në finance, menaxhim financiar, ekonomi, kontabilitet ose fusha të ngjashme nga institucione arsimore të njohura.
  • Kualifikime post-universitare perbëjne avantazh.
  • Kërkohet të paktën 3 vjet përvojë. Njohuri shumë të mire të paketës office, veçanërisht Excel, Word dhe Access.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës anglezë
  • Njohuri mbi politikat, procedurat dhe standardet e financimit, kontabilitetit dhe buxhetimit.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm, nëse ka

Afati i dorëzimit

 Dokumentat e nevojitura duhet të dërgohen në adresat e emailit të mëposhtme brenda datës:

27.09.2021

 caritasalbania@caritasalbania.org

j.bici@caritasalbania.org

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.