Pozicion Vakant
Termat e Referencës
POZICIONI | KESHILLUES KARRIERE |
Programi: | Your Job 2 |
Raporton te: | Koordinatori Kombëtar i Programit Caritas Shqiptar |
Supervizohet nga: | Stafi lokal i projektit dhe stafi austriak |
Fillimi i punës: | 1 Nëntor 2023 |
Background:
Your Job është një program i zhvilluar nga një konsorcium i organizatave anëtare të Caritas-it (Shqipëri, Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi). Programi do të kontribuojë në integrimin e të rinjve në tregun e punës në Evropën Juglindore (në përputhje me SDGs 1, 4, 5 dhe 8, GAP III). Programi është përshtatur për t’iu përgjigjur shkallës së lartë mbizotëruese të papunësisë së grave/burrave të rinj vunerabel në rajonet e synuara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Rezultatet e programit: OC1: Rritja e efikasitetit të zhvillimit të aftësive profesionale, integrimit në tregun e punës dhe krijimit të biznesit për të rinjtë, gratë dhe njerëzit që jetojnë në situata të cënueshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara, minoritetet etj. OC2: Rritja e efikasitetit të sistemeve të tregut të punës, ndërgjegjësimi më i mirë dhe dialogu i qëndrueshëm për integrim më të mirë në punë të të rinjve, grave dhe njerëzve që jetojnë në situata të cenueshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara. |
|
Roli/ Përmbledhja e punës:
Këshilluesi i karrierës luan një rol vendimtar në procesin e implentimit të programit pasi parashikohet që të gjithë të rinjtë pjesëmarrës t’i nënshtrohen këshillimit në hapin e parë. Këshilluesi i Karrierës është në kontakt shumë të ngushtë me grupin e synuar dhe është pika e tyre qendrore për këshillim, udhëzim dhe mbështetje. Këshilluesit e Karrierës informojnë në mënyrë aktive të rinjtë në shkolla dhe publikisht, ofrojnë udhëzime për karrierë dhe sesione orientimi për punë/personale dhe i referojnë të rinjtë te ofruesit e trajnimit dhe kompanitë për praktikë. Përveç kësaj, ata kanë informacion mbi sipërmarrjen sociale dhe janë në gjendje të mbështesin zhvillimin e ideve inovative. Puna do të përqëndrohet kryesisht në Tiranë, por do përfshijë edhe zonat dytësore të projektit: Bashkinë Vau i Dejës, Rrëshen dhe Kurbin.
|
|
Përgjegjësitë:
1. Zbatimi cilësor i të gjitha aktiviteteve të programit. 2. Bashkëpunim i ngushtë me organizatat e Caritas-it dioqezan dhe koordinatorët e programeve kombëtare 3. Ndërtimi i lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe kompanive. 4. Koordinimi me përfaqësuesit e bashkive dhe shkollave. 5. Siguron mbledhjen e të dhënave për raportim dhe dokumentacion. 6. Angazhimi edhe me detyra të tjera që të cilat i delegohen nga Koordinatori Kombëtar I Programit. 7. Të jetë fleksibël me orarin e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme të ngarkuara. 8 Të mbajë përgjegjësi për instrumentat dhe materialet e punës dhe organizimin logjistik.
|
|
Detyrat kryesore:
1. Implementimi i Programit · Kryerja e vizitave në shkolla për të informuar grupin e synuar për aktivitetet e programit dhe tregun e punës · Kryerja e vlerësimeve të kompetencave personale të të rinjve · Ofron këshillim në karrierë dhe seanca orientimi në punë (p.sh. shkrimi i Cv). · Organizon dhe ofron trajnime për aftësitë e buta (përpikmëria, sjellje në vendin e punës, sjellje në konflikte etj…) · Shoqërimi i ngushtë individual i të rinjve. · Vendos kontakte me kompanitë, bizneset për të gjetur praktika profesionale për të rinjtë praktikantë · Vendos kontakte me ofruesit e trajnimimeve profesionale · Referon të rinjtë tek kompanitë dhe ofruesit e trajnimeve (internshipe dhe kurse profesionale · Zbulimi i aftësive sipërmarrëse të të rinjve · Shkëmbim dhe bashkëpunim me përfaqësues të bashkive, zyrave të punësimit etj. · Ofron sesione ndërgjegjësimi për punëdhënësit e mundshëm · Ndihmon koordinatorin e programit kombëtar dhe zyrat lokale të Caritas-it dioqezan/famulli në raportimin dhe dokumentacionin dhe në vlerësimin e ndikimit të programit. · Siguron që të gjitha aktivitetet e programit të kryhen në përputhje me legjislacionin kombëtar. · Siguron që standardet e cilësisë janë përmbushur (në lidhje p.sh. me gjininë, përfshirjen e grupeve vunerabël etj). · Pjesëmarrja në takimet rajonale dhe në takimet me koordinatorin e programit kombëtar dhe këshilluesit e tjerë të karrierës. · Disponueshmëri për të lëvizur dhe ofruar shërbimin në Tiranë dhe në zonat e implementimit të programit. · Pjesëmarrje aktive në trajnimet e ofruara përmes programit 2. Koordinimi dhe Raportimi · Shkëmbim i vazhdueshëm me Caritas-in dioqezan/famullitë e zonës dhe koordinatorët e programit kombëtar dhe raportim të rregullt të standardizuar mbi zhvillimet në implementim. · Mbledhja e të dhënave për grupin e synuar dhe masat mbështetëse për raportimin e progresit dhe sigurimin e cilësisë (template database për të rinjtë) · Raportimi i rregullt te Koordinatori Kombëtar për devijimet, ndryshimet përkatëse dhe/ose problemet në zbatimin e programit ose mjedisin, p.sh. ndryshimi i politikës. Koordinatori Kombëtar është i detyruar të informojë menjëherë koordinatorin e programit në Caritas Austria nëse ndodh ndonjë ndryshim i tillë. · Takime të rregullta me Koordinatorin Kombëtar dhe këshilluesit e tjerë të karrierës për të punuar në metodologjitë e përmirësuara, përgjegjshmërinë, raportimin mbi rezultatet dhe sfidat etj. · Merr pjesë në seminare kombëtare dhe rajonale për të shkëmbyer me këshilluesit e tjerë rajonalë të karrierës dhe koordinatorë të programit dhe jep të dhëna për përmirësimin e cilësisë dhe rishikimet e programit. |
|
Çfarë ne presim nga aplikantët:
Kualifikimet dhe përvoja: · Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në sektorin social. · Përvojë në këshillimin e personave me nevoja sociale · Preferohen aplikantë me profesion punonjës social/psikologë ose me arsim të përfunduar të ngjashëm. · Të kuptojë dhe të flasë gjuhën angleze (të folurit, të shkruarit, të kuptuarit) pasi nuk mund të ofrohet përkthim dhe interpretim në program. · Leje drejtimi (kategoria B) · I disponueshëm për të lëvizur dhe zhvilluar aktivitetet në zonat e përmendura më lart. Aftësitë: · Punë e pavarur, personalitete të forta me prirje të fortë për të punuar me të rinjtë, dhe sidomos me grupet vunerabël. · Kuptimi i përfshirjes në tregun e punës dhe aftësisë për të ndërtuar një rrjet lokal të palëve të interesuara. · Aftësi të forta ndërpersonale. · Gatishmëri për të mësuar dhe përmirësuar. · Aftësi komunikimi dhe aftësi për të ndërtuar ura ndërmjet të rinjve dhe kompanive potenciale. · Aftësi komunikimi verbale dhe të shkruara në anglisht. · Njohuri të mira të softuerit standard të TI-së (MS Word, Excel, E-Mail, Internet) · Gatishmëri për të udhëtuar në zonat e ndryshme të implementimit të projektit dhe për të marrë pjesë në seminare e trajnime të ndryshme. · Demonstron energji, kreativitet dhe aftësi për të stimuluar dhe integruar të rinjtë në program. · Angazhim ndaj vlerave dhe misionit të Caritasit.
|
|
Çfarë ne ofrojmë:
· Paga duke përfshirë të gjitha shtesat (në bazë të punësimit me kohë të plotë, 40 orë në javë). · Puna në një mjedis OJQ dhe detyra të larmishme · Trajnime / kualifikime shtesë për orientimin në karrierë, aftësitë sipërmarrëse, punën me të rinjtë vulnerabël dhe standardet (përfshirja sociale, ndjeshmëria gjinore) · Shkëmbim rajonal ndërmjet këshilluesve të karrierës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi dhe stafit austriak. |
Ju lutem dërgoni CV dhe Letrën e Motivimit në Anglisht në adresën e emailit:
caritasalbania@caritasalbania.org dhe a.mitri@caritasalbania.org brenda datës 29 Tetor 2023.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.