Organizata:                              Caritas Shqiptar

Pozicioni:                                   Koordinator Lokal

Departamenti:                        Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar

Vendodhja:                               Tiranë dhe Rrëshen

Varet & raporton tek:          Menaxheri i Projektit

 

Konteksti i Projektit:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me Caritas Austria,  dhe  me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale Austri, ka filluar zbatimin një projekti i cili konsiston në shërbimin infermieror dhe psikologjik të 50 të moshuarve në Njësinë Administrative nr.1 Tiranë dhe 50 të moshuarve në Rrëshen. Shërbimi në banesë për të moshuarit është një shërbim i integruar ndërmjet kujdesit shëndetësor dhe atij social.

Një ndër problemet kryesore të të moshuarve në Shqipëri, është se ata jetojnë vetëm pasi fëmijët apo të afërmit e tyre jetojnë në emigrim. Janë rreth 400,000 persona të moshuar në Shqipëri ose 14% e popullsisë totale. Moshimi i popullsisë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën sa vjen e rritet duke kërkuar vëmendje dhe buxhetim të lartë kryesisht në sistemin social-shëndetësor. Ajo që i mbetet OSHC dhe vetë instituiconeve publike/private, është të lobojnë dhe punojnë fort për një moshim sa më aktiv.

Përgjegjesitë Specifike

  • Të ofrojë mbështetje dhe të koordinojë stafin lokal (infermier+punonjëse shërbimi).
  • Të ofrojë këshillim psiko-social me të moshuarit të cilët paraprakisht janë identifikuar si raste në nevojë për këshillim psiko-social.
  • Siguron një ambjent mikpritës dhe të sigurtë për të moshuarit që këshillon.
  • Vlerëson rastet e paraqitura sipas protokollove përkatëse.
  • Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencial.
  • Ofron informacion të detajuar për rastet që identifikon dhe trajton për donatorin gjatë fazës së raportimit.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të mira bashkëpunimi pune me aktorët vendorë dhe anëtarët e komunitetit.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar.
  • Të përgatisë raporte për secilin rast të trajtuar dhe raportime lidhur me projektin.

   Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në Shkencat Sociale, dega: Psikologji ose Punë Sociale;
  • Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh;
  • Eksperiencë pune të paktën 3 vjeçare në fushën sociale;
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (paketa office);
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhet të dërgohen në adresat e emailit të mëposhtme brenda datës 12.07.2021:

caritasalbania@caritasalbania.org

j.bici@caritasalbania.org

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.