Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator Qendre Ditore
Departamenti: Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar
Vendodhja: Qendra Ditore Bubq, Krujë
Varet & raporton tek: Drejtuesi i Departamenit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare, e cila vepron në fushën e bamirësisë dhe fuqizimin e njerëzve në nevojë.
Përgjegjesitë Specifike
- Ruan imazhin e Caritasit Shqiptar gjatë gjithë kohës së implementimit të projektit.
- Ruan konfidencialitetin dhe të punon bazuar në Kodin e Etikës në Punë Sociale, Kodin e Sjelljes dhe Rregulloren e Caritas Shqiptar.
- Është pjesë e ekipit multidisiplinar të qëndrës. Ai është përgjegjës si edhe kolegët, për realizimin e aktiviteteve të projektit për arritjen e objektivave dhe rezultateve te mirëpërcaktuara ne kornizën logjike.
- Koordinon shërbimin që ofrohet në qendrën e kujdesit ditor dhe raporton te menaxheri i projektit.
- Koordinon kalendarin e aktiviteteve javore+mujore ose periodike që zhvillohen brenda apo jashtë strukturës së qendrës ditore dhe i raporton te menaxheri
- Organizon mbledhje periodike me stafin e qendrës në lidhje me ecurinë e punës si dhe mbikqyr kalendarin e takimeve me prindërit në qendër.
- Organizon takime me autoritetet lokale dhe monitoruese dhe sipas kërkesave apo detyrimeve ligjore raporton te mbi ecurinë e ofrimit të shërbimit në qendrën e kujdesit ditor.
- Organizon dhe merr pjesë në takimet mujore me familjarët e perfituesve me qëllim informimin mbi ecurinë e femijëve të tyre në qendër.
- Harton një program për monitorimin e shërbimeve që mundësohen për përfituesit në qendër, dhe raporton çdo ditë mbi zhvillimet të Menaxheri i Projektit.
- Mbikëqyr dhe vlerëson performancën e personelit dhe raporton te menaxheri rregullisht.
- Propozon rastet e reja për perfitues dhe ndjek procedurën e rregjistrimit pas miratimit nga menaxheri i projektit të rastit.
- Asiston Menaxherin e Projektit në raportimet periodike mbi projektin, me kërkesë të donatorëve.
- Angazhohet në vendosjen e kontakteve me biznesin dhe donator potencial në funksion të diverisifikimit të burimeve financiare për garantimin e qëndrueshmërisë së ofrimit të shërbimeve.
- Angazhohet në sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimit në qendër si dhe merr masa me aprovimin e Menaxherit për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve që mundësohen për përfituesit.
- Të jetë i disponueshëm për punë të tjera që dalin gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performancën e tij.
- Ndjek me përpikmëri dhe realizon planin e aktiviteteve nëpërmjet indiktaroëve të projektit.
- Administron dosjet e të gjithë përfituesve me skedat, vlerësimetdhe dokumentacionin perkatës për secilin.
- Mban kontakte të vazhdueshme me Menaxherin e Projektit në lidhje me ecurinë e punës në qendër si dhe raporton problematikat e ndeshura.
- Mban regjistër mungesash ne qëndër për përfituesit dhe vizitorët.
- Zbaton me përpikmëri Rregulloren e Qendrave Ditore.
- Duhet t’u përgjigjet në kohë dhe me korrektësi çdo detyre apo përgjegjësie të ngarkuar nga Titullari, e cila lidhet me misionin e Caritas Shqiptarnë varësi të dinamikave projektuale dhe mundësive/aksesit në fonde.
|
Kualifikimet
- Diplomë bachelor në Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme nga institucione arsimore të njohura.
- Kualifikime post-universitare përbëjnë avantazh.
- Kërkohet të paktën 3 vjet përvojë në menaxhim projekti.
- Njohuri shumë të mire të paketës office, veçanërisht Excel, Word dhe Access.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës anglezë, gjuhë të tjera të huaja përbëjne avantazh.
- Njohuri mbi menaxhimin financiar.
- Eksperienca të mëparshme me Caritas Shqiptar përbëjnë avantazh.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e kërkuara duhen të dërgohen brenda datës 26.04.2024 në adresat e email: caritasalbania@caritasalbania.org
j.luka@caritasalbania.org
Kohëzgjatja e pozicionit është 8 muaj dhe data e parashikuar është 1 maj 2024 deri më 31 dhjetor 2024. Ky pozicion mbyllet sipas datës se parashikuar në njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.