Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Mësues në Qendër ditore
Departamenti: Social
Vendodhja: Babrru, Tiranë
Varet & raporton: Menaxheri i Projektit dhe Koordinatori i qendrës
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Germany po zbaton një projekt në mbështje të femijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Qëllimi i projektit është edukimi, shoqërimi, fuqizimi dhe integrimi i fëmijëve dhe të rinjve në zonën e Paskuqanit, Tiranë.
Mësuesi është pjesë e ekipit multidisiplinar të qëndrës. Ai është përgjegjës si edhe kolegët për realizimin e aktiviteteve të projektit për arritjen e objektivave dhe rezultateve të mirëpërcaktuara në kornizën logjike. Mësuesi ka prioritet edukimin formal në të gjitha dimesionet e projektit.
Detyrat e tij janë asistenca shkollore, kurse analfabetizmi, ndjekje rasti.
Përgjegjesitë Specifike:
- Mësuesi duhet të ruajë imazhin e Caritasit Shqiptar gjatë gjithë kohës së implementimit të projektit.
- Mësuesi duhet të ruaj konfidencialitetit dhe të punojë bazuar në Kodin e Etikës në Punë Sociale, Kodin e Sjelljes, Rregulloren e Brendshme të Caritas Shqiptar, Rregulloren e Qendrës Ditore si dhe politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve.
- Mësuesi merr pjesë aktive në takimet, mbledhjet e ekipit të qendrës dhe të projektit.
- Mësuesit ka prioritet ciklin fillor.
- Mësuesi ka përgjegjësinë për zhvillimin e asistencës shkollore.
- Mësuesi ka përgjegjësin për përgatitjen e planeve mesimore për çdo kategori të femijëve të qendrës.
- Mësuesi në rastet e të rinjve me probleme/vështirësi në ecurinë shkollore do të hartojnë plane individuale.
- Mësuesi ka përgjegjësi për të mbajtur marrdhëniet me shkollat/mësuesit për ecurinë e fëmijëve.
- Mësuesi evidenton problematikat e procesit mësimor të shfaqura nga fëmijët në qëndër.
- Mësuesi referon te Animatori i terrenit dhe Punonjësit social rastet problematike për të konfirmuar terrenin/familjen ose zhvillimin e tyre psiko – social.
- Mësuesi duhet të jete i gatshëm për punë të tjera që kërkohen gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performancën e tij.
- Mësuesi raporton çdo fund muaji tek Koordinatori i Qëndrës dhe sa herë që i kërkohet nga Menaxheri i projektit.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet për shkenca Edukimi, mësusi dhe të tjera të ngjashme
- Eksperiencat e punës në një fushë të ngjashme do meren parasysh.
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në mesuesi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët, përfituesit e projektit, Shkollat, OJQ të tjera
- Aftësi të mira organizative.
- Aftësi në kryerjen e detyrave dhe mbajtjen e pëgjegjësive gjatë zhvillimit të punës.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Të jetë i gatshëm për t’ju përgjigjur nevojave me natyrë humanitare të organizatës.
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim:
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- Letra reference nga punët e mëparshme
Afati i dorëzimit të dokumentacionit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 0682024596.
ose në adresat e emailit caritasalbania@caritasalbania.org /e.qama@caritasalbania.org
Afati i fundit për dërgimin e dokumentave është data 2 tetor 2024, ora 16:00.
Kohëzgjatja e punësimit është nga nënshkrimi i kontratës deri më 31 dhjetor 2024. Ky pozicion mbyllet sipas datës së parashikuar në njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur pas shqyrtimit të dokumentacionit të kërkuar.