Milica Stanimirov u shpërngul pak vite më parë nga qyteti i saj në Zrenjanin, për të studiuar në Fakultetin Teknik Mihailo Pupin. Edhe pse mori një diplomë Bachelor për teknologji informacioni, ajo donte ta bazonte zhvillimin e karrierës së saj në një diplomë të shkollës së mesme – teknike financiare.
Milicës filloi ti pëlqejë Zranjanin dhe nisi kërkimin e saj për trajnim profesional në kontabilitet dhe llogari-mbajtje. Falë projektit YourJob iu dha mundësia të bëhet specialiste në agjencinë e kontabilitetit dhe llogari-mbajtjes EFi.
Drejtoresha e Agjencisë EFi dhe Drejtuesja e Trajnimit Profesional, Silvia Seke Tot ka njohuri biznesi të jashtëzakonshme, që në mënyrë altruiste i ndan me Milicën. Vetëm pas një muaj trajnimi profesional Milica ka shfaqur sukses të rëndësishëm në të mësuar dhe punë, dhe i kemi drejtuar disa pyetje në lidhje me përvojën e saj me YourJob.
Si mësuat për projektin YourJob?
Kurrë nuk kam besuar se mund të gjesh punë në profesion përmes rrjeteve sociale, por ndodhi. Pashë postimin e Caritas Zrenjanin që programi YourJob zbatohej në Zrenjanin dhe që agjencia e kontabilitetit dhe llogari-mbajtjes kërkon një të ri/të re që do trajnohej për të punuar në mënyrë të pavarur.
Çfarë mendoni se do ju japë përvoja juaj e parë e punës përmes praktikës së mundësuar nga YourJob?
Njohuritë që kam fituar në praktikë janë shumë më konkrete dhe të dobishme se njohuritë që kam fituar në shkollë. Atje thjeshtë kemi folur për gjërat që sot i bëj në praktikë. Për vetëm një muaj kam ecur shumë dhe kam mësuar shumë. Po bëhem gjithnjë e më e sigurtë për njohuritë e mia në kontabilitet dhe llogari-mbajtje.
Si është dita juaj e punës?
Çdo ditë vij në punë me shumë gëzim. Drejtuesja ime dhe unë përcaktojmë paraprakisht se çfarë do bëjmë atë ditë. Llogaritë përfundimtare janë tema aktuale, ndaj puna në këtë periudhë është më e shtrirë. Çdo klient ka mënyrën e tij të punës, gjë që më jep mundësinë të njihem me mënyra të ndryshme të të bërit biznes.
Cilat janë planet tuaja të mëtejshme për karrierën?
Kur mendoj për karrierën, shpesh më kujtohen dëshirat e fëmijërisë. Më kujtohet gjatë një ekskursioni që kemi bërë me shkollën, bëmë një paradë me maska. Unë u maskova si një grua biznesi. Sot po bëhem çfarë gjithmonë kam dashur të bëhem. Kjo është pa dyshim karriera ime. Dëshiroj të punoj për EFi dhe pas praktikës profesionale. Nëse kërkoj për punë diku tjetër, padyshim do kem më shumë mundësi pas kësaj praktike profesionale. Projekti YourJob ofron dhe mundësi për të nisur sipërmarrjen tënde. Po e mendoj dhe këtë. Dëshiroj që një ditë të kem agjencinë time.
Çfarë do u thonit të rinjve në Zrenjanin?
Shumë të rinj të brezit tim kanë pritur shumë gjatë për punë apo ndonjë përvojë pune. Për fat të keq, nuk ka shumë mundësi të përshtatshme, por të rinjtë duhet ti krijojnë vetë to.