RESTART PROJECT
Raising Awareness and Creating Opportunities
![]()
Introducing RESTART to people facing barriers to employment
TIRANA. As part of its outreach activities, Caritas Albania organized an information session at the Good Tree Centre in Shkozë, Tirana, bringing together 11 participants, including 9 members of the Roma community.
The session introduced RESTART, its objectives and the opportunities available to individuals facing barriers to employment, with particular attention to social inclusion and equal access to the labour market.
Participants learned about the project’s main areas of intervention, including career counselling, vocational training, skills development and support for accessing sustainable employment opportunities.
The meeting also provided an opportunity to discuss how RESTART can help individuals identify their skills, strengthen their professional capacities and take concrete steps towards employment and greater independence.
Questions and discussion
Participants asked many questions about the vocational courses: which types of courses are available and how people can be included. They also asked for more information on how the Work and Learn programme works, and about opportunities for self-employment.
Employment after completing their participation in the project was especially important to them. RESTART addresses this step through career counselling, job-search support, supervised workplace learning and contact with employers, so that preparation can lead to real opportunities.
Representatives of the hosting organization also asked for more information about the soft skills package, which helps people build practical skills for finding and keeping a job, such as job search, CV writing and interview preparation. Participants can combine soft skills training with one further measure: vocational training, a Work and Learn placement or, for women, an entrepreneurship bootcamp.
Looking ahead
The meeting also provided an opportunity to discuss how RESTART can help individuals identify their skills, strengthen their professional capacities and take concrete steps towards employment and greater independence.
Through these activities, Caritas Albania seeks to promote equal opportunities, strengthen social inclusion and ensure that people from marginalized communities have access to the guidance and support they need to build a better future.
“RESTART is more than a pathway to employment – it is an opportunity for a fresh start, personal growth and a more inclusive future.”
RESTART is financed with the support of Renovabis and implemented by Caritas organisations in the Western Balkans.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Sesioni informues i RESTART
Ndërgjegjësim dhe krijim mundësish
Prezantimi i RESTART për personat që përballen me pengesa në punësim
TIRANË. Në kuadër të aktiviteteve të tij informuese, Caritas Shqiptar organizoi një sesion informues në Qendrën Good Tree në Shkozë, Tiranë, ku morën pjesë 11 persona, përfshirë 9 anëtarë të komunitetit rom.
Gjatë sesionit u prezantuan projekti RESTART, objektivat e tij dhe mundësitë që ofron për personat që përballen me pengesa në punësim, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përfshirjes sociale dhe aksesit të barabartë në tregun e punës.
Pjesëmarrësit u informuan mbi fushat kryesore të ndërhyrjes së projektit, përfshirë këshillimin për karrierën, formimin profesional, zhvillimin e aftësive dhe mbështetjen për të siguruar mundësi të qëndrueshme punësimi.
Takimi krijoi gjithashtu mundësinë për të diskutuar se si RESTART mund t’i ndihmojë individët të identifikojnë aftësitë e tyre, të forcojnë kapacitetet profesionale dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt punësimit dhe pavarësisë më të madhe.
Pyetje dhe diskutime
Pjesëmarrësit drejtuan shumë pyetje lidhur me kurset e formimit profesional: cilat lloje kursesh ofrohen dhe si mund të përfshihen në to. Ata kërkuan gjithashtu më shumë informacion mbi mënyrën se si funksionon programi Work and Learn, si dhe mbi mundësitë për vetëpunësim.
Punësimi pas përfundimit të pjesëmarrjes në projekt ishte veçanërisht i rëndësishëm për ta. RESTART e mbështet këtë hap përmes këshillimit për karrierën, ndihmës për kërkimin e punës, praktikës së mbikëqyrur në vendin e punës dhe lidhjes me punëdhënësit, në mënyrë që përgatitja të shndërrohet në mundësi reale.
Përfaqësuesit e organizatës pritëse kërkuan gjithashtu më shumë informacion rreth paketës së aftësive të buta (soft skills), e cila i ndihmon individët të zhvillojnë aftësi praktike për të gjetur dhe mbajtur një vend pune, si kërkimi i punës, hartimi i CV-së dhe përgatitja për intervista. Pjesëmarrësit mund ta kombinojnë trajnimin për aftësitë e buta me një masë tjetër mbështetëse: formimin profesional, një praktikë në kuadër të Work and Learn ose, për gratë, një program intensiv për sipërmarrjen.
Në vijim
Takimi krijoi gjithashtu mundësinë për të diskutuar se si RESTART mund t’i ndihmojë individët të identifikojnë aftësitë e tyre, të forcojnë kapacitetet profesionale dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt punësimit dhe pavarësisë më të madhe.
Përmes këtyre aktiviteteve, Caritas Shqiptarsynon të promovojë mundësi të barabarta, të forcojë përfshirjen sociale dhe të sigurojë që personat nga komunitetet e margjinalizuara të kenë akses në orientimin dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“RESTART është më shumë se një rrugë drejt punësimit – është një mundësi për një fillim të ri, zhvillim personal dhe një të ardhme më gjithëpërfshirëse.”
RESTART financohet me mbështetjen e Renovabis dhe zbatohet nga organizatat e Caritas-it në Ballkanin Perëndimor.