Ambasadorja e Republikës së Austrisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sh.S.Znj. Ulrike Hartmann më datë 23 janar 2020 zhvilloi një vizitë në Caritas-in Dioqezan të Banja Lukës dhe në Qendrën e Këshillimit për Punësimin e të Rinjve, YourJob. Stafi i JourJob prezantoi aktivitetet e realizuara dhe ato të planifikuara dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen përmes këtij programi që kontribuon në punësimin e të rinjve.
Të pranishëm në takim ishin Drejtori i Caritas-it Dioqezan të Banja Luka, Imzot Miljenko Anicic, Koordinatori i Programit, z. Miroslav Valenta, Koordinatori Rajonal i Programit YourJob, z. Tobias Noelke dhe Këshilluesit e Karrierës të të Rinjve, Dajana Umicevic dhe Slavica Jukic.
Në vijim të kësaj vizite, Sh.S.Znj. Ambasadore Hartmann, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, zhvilloi një vizitë në Caritas-in e Bosnjë dhe Hercegovinës ditën e martë, më 2 mars 2020, ku u diskutua rreth programit YourJob, si dhe projekte të tjera që ka ndërmarrë Caritas-i i Bosnjë dhe Hercegovinës.
Koordinatori i Programit, z. Miroslav Valenta dhe Drejtori i Caritas-it të Bosnjë dhe Hercegovinës, Imzot Tomo Knezevic falenderuan znj. Ambasadore për vizitën dhe interesin e saj në programet që Austria dhe partnerë të tjerë investojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë përmes Caritas-it dhe në dobi të të rinjve që kërkojnë mundësi për ngritje kapacitetesh dhe punësim.