Shpallen aplikimet fituese të thirrjes për ekspertë për trajnimin në kuadër të programit për ngritje kapacitetesh për OSHC të projektit SOCIETIES 2.
Në kuadër të programit të ngritjes së kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile të projektit “SOCIETIES 2 – Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e shprehive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE në Ballkanin perëndimor, faza e dytë”, financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian, Caritas-i Shqiptar publikoi thirrjen per aplikime për ekspertë trajnimi.
Thirrja qëndroi e hapur nga data 21 prill deri më 5 maj 2021.
Për një informim sa më të gjerë të aplikuesve potencialë në funksion të garantimit të një cilësie sa më të lartë trajnimi, u përdorën kanale të ndryshme komunikimi si: shpallja në faqen e Internetit të SOCIETIES 2 dhe në faqen zyrtare të Caritas-it Shqiptar, publikimi në Facebook, njoftimi me anë të postës elektronike etj.
Në kuadër të kësaj thirrjeje aplikuan gjithsej 2 (dy) subjekte.
Aplikimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga një komision i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në përfundim të të cilit komisioni i vlerësimit përzgjodhi subjektin që do të zhvillojë procesin e trajnimit për dy temat e para, si më poshtë:
Genuine Effect shpk
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, Trajnimet për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova* priten të zhvillohen në Tiranë gjatë muajve qershor dhe korrik 2021 në bazë të kurrikulës së miratuar që më parë në kuadër të projektit SOCIETIES, për dy tema si më poshtë:
- Bazat e menaxhimit social dhe
- Ekonomia sociale dhe sipërmarrja sociale
Dhe priten të japin një impact pozitiv në forcimin e kapaciteteve të organizatave pjesëmarrëse të rrjetit të projektit SOCIETIES, me qëllim që të jenë në gjendje t’u përgjigjen sfidave të zhvillimeve në fushën sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të rrjedhave integruese evropiane.