Partnerët dhe bashkëpunëtorët e projektit ACTIVE 2 u mblodhën në Takimin e Koordinimit, një aktivitet dy ditor i zhvilluar më 12 dhe 13 Maj në Tivar, Mali i Zi, për të reflektuar mbi rezultatet e arritura gjatë katër viteve të projektit, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit në të ardhmen.

Gjatë takimit, partnerët prezantuan arritjet kryesore të projektit dhe ndanë përvojat e tyre mbi zhvillimin e komunikimit të aksesueshëm në vendet respektive. Diskutimet u fokusuan tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimi i praktikave të mira dhe ndikimi që projekti ka pasur në promovimin e përfshirjes dhe aksesueshmërisë.

Në rastin e Caritas Shqiptar, u theksua progresi i rëndësishëm i arritur falë punës 4- vjeçare në fushën e komunikimit të aksesueshëm. Ndryshe nga fillimet e projektit, tashmë interesimi për organizimin e workshop-eve dhe aktiviteteve vjen nga institucione dhe organizata të tjera, të cilat kërkojnë mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e tyre në këtë fushë. deri më tani jane organizuar 30 workshope mbi temën e “Komunikimit të Aksesueshëm dhe Standarted e Gjuhës së Lehtë”.

Gjatë viteve të implementimit janë organizuar 9 tryeza të rrumbullakëta, ku janë prezantuar arritjet e projektit ACTIVE, si dhe Strategjia Lokale mbi Komunikimin e Aksesueshëm. Gjithashtu, janë adaptuar dy website për të qenë më të aksesueshme për përdoruesit, janë prodhuar një 2000 broshura në gjuhë të lehtë dhe është dhënë kontribut konkret në lidhje me Planin Social të Bashkisë Tiranë me theks kryesor aksesin në komunikim si dhe kontribut të rëndësishëm në Planin Kombëtar të Veprimit për PAK 2026-2030.

Një tjetër arritje e rëndësishme ka qenë forcimi i bashkëpunimit institucional përmes 7 Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me institucione dhe aktorë të ndryshëm, duke krijuar baza më të qëndrueshme për zhvillimin dhe promovimin e komunikimit të aksesueshëm në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua gjithashtu Qendrave të Kompetencës, ku u prezantuan rezultatet e arritura, sfidat e hasura dhe mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të aktiviteteve. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat për të garantuar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre iniciativave edhe pas përfundimit të projektit.

Takimi i Koordinimit trajtoi gjithashtu çështje që lidhen me zhvillimin institucional dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe institucioneve publike në nivel rajonal.

Aktiviteti u mbyll me një sesion reflektimi përfundimtar, ku pjesëmarrësit ndanë rekomandimet dhe mësimet kryesore të nxjerra gjatë projektit, duke riafirmuar angazhimin e tyre për të vazhduar punën drejt ndërtimit të shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme për të gjithë.