Pesë kompani partnere të programit YourJob kanë mundësuar praktikat për tetë praktikantë përmes ndërmjetësimit të Këshilluesve të Karrierës për punësimin e të rinjve, të Caritas-it Dioqezan Banja Luka. Një nga aktivitetet e programit të qendrës këshillimore është lidhja e praktikantëve me punëdhënësit, me qëllim që të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë dhe të rriten profesionalisht.
Kompania Max Mara ka punësuar tre praktikantë, Srdjan Velimirovic dhe Bojan Borojevic në repartin e prodhimit të fijeve dhe Zeljka Srdic, si teknologe praktikante. Organizata jo-qeveritare Cerebra ka punësuar dy praktikante: Milena Matic, si Koordinatore Programi dhe Maja Cecko, si Nëpunëse Administrative. Livac ka punësuar praktikanten Sandra Rover si asistente të shërbimeve teknike. Kompania Preventiva ka punësuar Mladen Talic, si inxhinier elektrik praktikant. Dy praktikantë janë angazhuar në Qendrën Sociale të Caritas-it të Dioqezës së Banja Luka: Snezana Lazendic dhe më pas Dejan Resanovic, si pjesë të stafit të shtëpisë së të moshuarve.
Ne i falenderojmë punëdhënësit që kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me YourJob dhe i kanë dhënë mundësinë praktikantëve fillestarë, si dhe Këshilluesve të Karrierës, për të monitoruar zhvillimin profesional të secilit prej tyre. Kjo për praktikantët është një mundësi për të fituar përvojë pune profesionale dhe për të krijuar lidhje me punëdhënësit. Praktika zgjat gjashtë muaj, sipas kontratës së përcaktuar, dhe varet nga të rinjtë dhe angazhimi i tyre nëse ky bashkëpunim do të vazhdojë pas përfundimit të kontratës së praktikës.