THIRRJE PËR OFERTË – SHITJE PUBLIKE
Caritas Shqiptar po shet një automjete të përdorur të llojit:
- Skoda Fabia (4+1) – 2011
Kushtet e shitjes publike:
- Automjeti mund të shihen dhe të inspektohen nga e hëna deri të premten, brenda orarit 09:00 – 16:00, në adresën Rr. “Don Bosko”, nr.4, Tiranë.
- Ofertuesit e interesuar për të parë mjetin duhet të telefonojnë në cel. 0682024596, për të përcaktuar orarin.
- Ofertat pranohen vetëm duke përdorur Formularin e Ofertës (SHKARKO KETU).
- Ofertat e dorëzuara fizikisht duhet të plotësohen siç duhet, të firmosen, të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në ambientet e Caritas Shqiptar, Rr. “Don Bosko”, nr.4, Tiranë.
- Ofertat e dërguara elektronikisht duhet të jenë të plotësuara, të firmosura, të skanuara dhe të dërgohen në: caritasalbania@caritasalbania.org
- Afati për dorëzimin e ofertave është data 24 Tetor 2025, në orën 16:00.
Një Komision i Posaçëm Ankandi do të hapë të gjitha ofertat e pranuara brenda afatit. Ofertat e dorëzuara jasht afatit kohor nuk do të merren parasysh. Çdo automjet do t’i jepet ofertuesit me vlerën më të lartë.
Ofertuesit fitues do të njoftohen me email dhe/ose telefon menjëherë pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes. Pagesa duhet të bëhet brenda 5 ditëve pune nga njoftimi i përzgjedhjes.
Nëse automjeti i përzgjedhur nuk paguhet apo nuk tërhiqet brenda afatit të caktuar, ai do t’i ofrohet ofertuesit tjetër më të lartë (oferta e dytë më e lartë, etj.).
Çmimet e dhëna për automjetet që nuk paguhen apo tërhiqen në kohë do të anullohen.
Ju lutemi vini re se:
- me dorëzimin e ofertës, ju keni pranuar kushtet e parashikuara nga Caritas Shqiptar;
- ofertat nuk janë të negociueshme pasi të jenë dorëzuar;
- të gjitha taksat do të paguhen nga blerësi (nëse ka);
- tërheqja e automjetit të blerë është përgjegjësi dhe në kosto të blerësit;
- automjeti shitet “siç është”, në gjendjen aktuale, pa asnjë garanci apo sigurim;
- ofertat që nuk respektojnë rregullat e mësipërme do të përjashtohen nga ankandi.
Vlera minimale për të ofertuar është:
- Skoda Fabia – 2500 (dy mijë e pesëqind) Euro;
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Caritas Shqiptar, nëpërmjet adresës email: caritasalbania@caritasalbania.org
Informacione të detajuara për automjetin në shitje mund ta gjeni në dokumentet bashkëngjitur:
- Të dhënat e automjetit në shitje – Skoda Fabia (SHKARKO KETU)