Tiranë me 15/01/2019
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
Autoritet Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Transporti i personave me aftësi të kufizuar intelektuale”
Nr. i Referencës: RFP-01-SH-19
Lloji i Procedurës: Kërkesë për Propozim (RFP)
Fondi Limit: 825,000.00 ALL (Albanian Lekë)
Data e njoftimit të tenderit: 15/01/2019
Data e mbylljes së njoftimit: 18/01/2019 Ora: 16:00
Kohëzgjatja e kontratës: 30/06/2019
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Transportin e personave me aftësi të kufizuar në destinacionet si më poshtë:
Nr. | Emer Mbiemer | Vendebanimi | Destinacioni |
1 | K.L | Institut | Qendra Ditore Arameras |
2 | A.M. | Institut | Qendra Ditore Arameras |
3 | A.S. | Kryqëzimi Pediatrisë | Qendra Ditore Arameras |
4 | N.D. | Shtatë Xhuxhat, Unaza | Qendra Ditore Arameras |
5 | A.G. | Brryli, Unazë | Qendra Ditore Arameras |
6 | J.V. | Brryli, Unazë | Qendra Ditore Arameras |
7 | S.M. | Ish-Praktikeri, Insitut | Qendra Ditore Arameras |
8 | E.B. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
9 | A.I. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
10 | M.C. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
11 | A.K. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
12 | L.L. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
13 | H.M. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
14 | O.C. | Kamëz | Qendra Ditore Arameras |
15 | A.M. | Tapizë | Qendra Ditore Arameras |
16 | V.C. | Nikel | Qendra Ditore Arameras |
17 | L.B. | Verjon, Nikel | Qendra Ditore Arameras |
18 | C.Z. | Fushë – Krujë, Qendër | Qendra Ditore Arameras |
19 | A.M. | Fushë – Krujë, Periferi | Qendra Ditore Arameras |
20 | E.S. | Halil | Qendra Ditore Arameras |
21 | E.D. | Luz | Qendra Ditore Arameras |
22 | B.N. | Borizanë | Qendra Ditore Arameras |
23 | E.B. | Bushnesh | Qendra Ditore Arameras |
24 | A.S. | Hasan | Qendra Ditore Arameras |
25 | Z.K. | Bilaj | Qendra Ditore Arameras |
26 | L.D. | Bilaj | Qendra Ditore Arameras |
Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimatrie Transportin e udhëtarëve që të paraqesin interesin e tyre para datës 18/01/2019, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
- Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit.
- Vërtetimet e kërkuara në Aneksin D.
- Licencë për ushtrim aktiviteti.
- Dokumentat Plotesuese që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
- Çertifikatën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore, të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Leje qarkullimi për secilin mjet;
- Policën e sigurimit vjetor për periudhen e ofrimit të shërbimit;
- Fotografi të mjeteve;
- Taksën e rregjistrimit të mjetit.
*Për mjetet që shënohen në regjistrat publik, nëse janë me qira, duhet të paraqitet edhe kontrata.
1.2. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneksit RFQ.
- Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për kryerjen e shërbimit të: Transporti i personave me aftësi të kufizuar intelektuale; RFP-01-SH-19”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.
Gjithe dokumentacioni i ofertes duhet te pergatitet ne gjuhen shqipe.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertes Ekonomike më të favorshme. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Dokumentacioni i domosdoshëm për të kaluar vlerësimin pass/fail janë tre pikat e para të Specifikimeve Teknike si dhe Oferta Financiare.
Dokumentat Plotësues do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit ku çdo dokument do ketë vlerën e 2 (dy) pikëve.
Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:
Oe = P + Fp + Ep + Dp
Ku:
- P = Çmimi x 40%
- Fp = Flota x 20%
- Ep = Eksperience Pune x 20%
- Dp = Dokumentat Plotesues x 20%
Kriteri i Vlerësimit | Pikët |
Eksperiencë Pune: | |
1. 0-1 Vite | 3 Pikë |
2. 2-5 Vite | 6 Pikë |
3. 5+ Vite | 10 Pikë |
Flota e Disponueshme: | |
1. 0-1 Automjete | 3 Pikë |
2. 2-5 Automjete | 6 Pikë |
3. 5+ Automjete | 10 Pikë |
Dokumentat Plotësues: | |
1. Çertifikatën e kontrollit teknik | 2 Pikë |
2. Leje qarkullimi për secilin mjet | 2 Pikë |
3. Policën e sigurimit vjetor | 2 Pikë |
4. Fotografi të mjeteve | 2 Pikë |
5. Taksën e rregjistrimit të mjetit | 2 Pikë |
Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:
Oferta më e ulët (Vendi i parë) | 10 Pikë |
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) | 8 Pikë |
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) | 6 Pikë |
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) | 4 Pikë |
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) | 2 Pikë |
Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.
*Preferohet që mjetet motorrike të cilët do të kryejnë shërbimin e sipërpërmendur të kenë një përshtatshmëri të sigurisë për persona PAK.
Caritas Shqiptar, mundet në diskrecionin e saj të kontraktojë një ose më shumë kompani për ofrimin e këtij shërbimi në varësi të linjave të transportit.
Ju lutem shkarkoni dokumentat e tenderit.
Aneks D Aneks RFQ RFP-01-SH-19 Specifikimet Teknike Termat e Referencës