Ju lutem shkarkoni dokumentacionin e plote:
1.ITB-01-AT-19 2.Termat e Referencës 3.Annex RFQ 4.Annex D
Tiranë me 01/02/2019
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Blerje veshmbathje per refugjatet dhe azilkerkuesit
Nr. i Referencës: ITB-01-AT-19
Lloji i Procedurës: Ftese per Oferte (ITB)
Data e Njoftimit të tenderit: 01/02/2019
Data e mbylljes së njoftimit: 03/03/2019 Ora: 12:00
Kohëzgjatja e kontratës: 31/12/2019
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Blerjen e veshmbathjeve per refugjatet dhe azilkerkuesit si meposhte:
Nr. | Pershkrimi | Karakteristikat | Njesia | Sasia |
1 | Kostume sportive per te rritur | Me zinxhir, 50% Pambuk, Unisex | Copë | 1 |
2 | Kostume sportive per femije | Me zinxhir, 50% Pambuk, Unisex | Copë | 1 |
3 | Atlete sportive per te rritur | Nr. 36-46 | Copë | 1 |
4 | Atlete sportive femije | Nr. 20-35 | Copë | 1 |
5 | Çorape dimri për te rritur | 50% Pambuk, 50% Poliester | Copë | 1 |
6 | Çorape dimri per femije | 50% Pambuk, 50% Poliester | Copë | 1 |
7 | Çorape verore per te rritur | 50% Pambuk, 50% Poliester | Copë | 1 |
8 | Çorape verore per femije | 50% Pambuk, 50% Poliester | Copë | 1 |
9 | Intimo per Meshkuj | 100% Pambuk | Copë | 1 |
10 | Intimo per Femra | 100% Pambuk | Copë | 1 |
11 | Intimo per Femije | 100% Pambuk | Copë | 1 |
12 | Peshqir per Duar | 100% Pambuk, 45×90 cm | Copë | 1 |
13 | Peshqir per Trup | 100% Pambuk, 70×140 cm | Copë | 1 |
14 | Veshje per bebe Bodysuits | 100% Pambuk, Menge te gjata | Copë | 1 |
15 | Veshje per bebe Bodysuits | 100% Pambuk, Menge te shkurtra | Copë | 1 |
16 | Kepuce per bebe (Unisex) | 0 – 2 Vjec | Copë | 1 |
17 | Bluze per femije (Unisex) | 100% Pambuk, Menge te shkurtra | Copë | 1 |
18 | Bluze per te rritur (Unisex) | 100% Pambuk, Menge te shkurtra | Copë | 1 |
19 | Mushama shiu per te rritur | Copë | 1 | |
20 | Mushama shiu per femije | Copë | 1 |
Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimatrie tregtimin ose prodhimin e veshembathjeve që të paraqesin interesin e tyre para datës 03/03/2019, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
- Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë (Specifikimet Teknike) do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit.
- Vërtetimet e kërkuara në Aneks D.
- Licencë për ushtrim aktiviteti.
- Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
- Foto per secilin produkt te kerkuar ku te duket qarte;
- Masa e kerkuar.
- Cilesia e kerkuar.
1.2. Në zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.
- Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për blerje veshmbathje per refugjatet dhe azilkerkuesit; ITB-01-AT-19”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë çdo lloj kostoje edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.
Komisioni i Vleresimit Teknik (TEC) do te vleresoje dokumentacionin e derguar nga subjekti perkates ne zarfin e Specifikimeve Teknike dhe do perdoret sistemi Pass/Fail (Kalon/Deshton).
Vetem pasi te kalohet faza e pare e vleresimit nga Komisioni i Vleresimit Teknik do te shikohet oferta financiare nga Komisioni Kontraktues.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Çmimit me te ulet te ofruar. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Caritas Shqiptar mundet te kontraktoje nje ose me shume subjekte per blerjen e ketyre produkteve.