Tiranë me 22/08/2019
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin qe duhet plotesuar dhe dorezuar dorazi ne zyrat e Caritas Shqiptar:
RFQ – Konference Your Job Kerkese per Oferte TOR Kick of Shkoder Aneks D Frome Rregjistrimi
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: KONFERENCE – YOUR JOB
Data e Njoftimit të tenderit: 23/08/2019
Data e mbylljes së njoftimit: 13/09/2019; 15:00
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Të realizojë një konferencë në kuadër të hapjes së projektit rajonal “YOUR JOB – Fuqizimi i të rinjve rajonal të papunë nëpermjet mundësive të punësimit në vendet e ballkanit”.
Nëpërmjet këtij tenderi kërkohet shërbim akomodimi nga data 17 Shtator – 19 Shtator, përdorimi i sallave dhe vaktet e drekave përgjatë konferencës si dhe pushimi i kafes. Kryerja e këtyre shërbimeve do të mundësojë realizimin e konferencës në kushte optimale.
FTOHEN TË GJITHA KOMPANITË TË PARAQESIN INTERESIN E TYRE, DUKE PARAQITUR OFERTAT FINACIARE DHE DOKUMENTAT PLOTËSUES TË MBYLLURA NË ZARF JOTRANSPRENT.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “KONFERENCE – YOUR JOB” si dhe gjithë dokumentacionin plotësues deri me datë 13/09/2019 ora 15:00 në adresën e mëposhteme:
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Oferta Financiare duke përfshirë të gjitha taksat/TVSH si dhe të gjithë shpenzimet e tjera që lidhen me këtë shërbim. (Formati RFQ).
- Ekstrak historik i subjektit.
- Licenca aktive të subjektit.
- Vërtetim (Aneks D).
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse eksperienca e kompanisë është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin dokumentacioneve plotësuese do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.