Shkarkoni dokumentacionin e plotë:
Aneks D Aneks RFQ ITB-01-SO-20
Tiranë me 27/04/2020
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Drejtësia sociale
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Paqja
- Përfshirja e vullnetarëve
- Respektimi i kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Blerje elektroshtëpiake
Nr. i Referencës: ITB-01-SO-20
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë (ITB)
Data e Njoftimit të tenderit: 27/04/2020
Data e mbylljes së njoftimit: 11/05/2020 Ora: 12:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
Në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga tërmeti, Caritas Shqiptar po ju vjen në ndihmë familjeve më në nevojë të cilat janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndihma do të konsistojë në blerjen e produkteve elektroshtëpiake dhe për këtë kemi shpallur një procedurë tenderimi të hapur. Duke ju referuar projektit nga i cili zhvillohet ky prokurim, zona e implementimit do jetë në Korcë, si rrjedhojë materialet do të shpërndahen në shtrijen territoriale të bashkisë Korçë.
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Blerjen e produkteve elektroshtëpiake dhe për këtë ftohen të gjitha kompanitë të cilat kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 11/05/2020. Produktet që kërkohen janë përkatësisht si mëposhtë:
Nr. |
Produktet |
Skeda e specifikimeve |
1 | Frigorifer tipi 1 |
|
2 | Frigorifer tipi 2 |
|
3 | Frigorifer tipi 3 |
|
4 | Lavatriçe tipi 1 |
|
5 | Lavatriçe tipi 2 |
|
6 | Lavatriçe tipi 3 |
|
7 | Sobë gatimi me gaz |
|
8 | Sobë me korent tipi 1 |
|
9 | Sobë me korent tipi 2 |
|
10 | Furrë me korent Inkaso tipi 1 |
|
11 | Furre me korent Inkaso tipi 2 |
|
12 | Lavastovilje |
|
13 | Hekur rrobash |
|
14 | Bolier uji |
|
15 | Sobë me dru |
|
16 | Furrë gatimi e vogël |
|
17 | Ngrohës ambjenti, kalorifer |
|
18 | Pianurë gatimi me gaz |
|
19 | Pianurë gatimi elektike |
|
20 | Fshesë elektrike |
|
21 | Tostier |
|
22 | Mikser |
|
23 | Mikrovalë |
|
24 | Tharëse rrobash |
|
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit
- Vërtetimet e kërkuara në Aneks D
- Çertifikatë për secilin produkt (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike).
- Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Blerje elektroshtëpiake; ITB-01-SO-20”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.
Vlerësimi i dokumentacionit të specifikimeve teknike do të bëhet me metodën kalon/dështon (Pass/Fail). Pra, nëse çertifikata e paraqitur (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike) është sipas specifikave të kërkuara nga Caritas Shqiptar kalon, nëse jo dështon. Vetem nëse kalohet faza e vlerësimit të specifikimeve teknike nga komsioni teknik, do të shikohen ofertat financiare nga komisioni kontraktues. Tabela e vlerësimit teknik do të jetë si mëposhtë:
Nr | Çertifikatë Produkti |
Subjekti 1 |
Subjekti 2 |
||||
Kalon | Dështon | Nuk paraqitet | Kalon | Dështon | Nuk paraqitet | ||
1 | Frigorifer Tipi 1 | ||||||
2 | Frigorifer Tipi 2 | ||||||
3 | * produktet tjera në vazhdim |
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.