Tiranë me 19/05/2020

 

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Drejtësia sociale
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Paqja
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet

Autoritet Prokurues:                         Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                             Blerje produkte spitalore

Nr. i Referencës:                                ITB-03-SO-20

Lloji i Procedurës:                              Ftesë për ofertë (ITB)

Data e Njoftimit të tenderit:            19/05/2020

Data e mbylljes së njoftimit:            01/06/2020 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:                   1 (një) vit


Në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga COVID-19, Caritas Shqiptar po ju vjen në ndihmë institucioneve spitalore shtetërore. Ndihma do të konsistojë në blerjen e produkteve spitalore dhe për këtë kemi shpallur një procedurë tenderimi të hapur. Duke ju referuar projektit nga i cili zhvillohet ky prokurim, zona e implementimit do jetë e shtrirë në vënde të ndryshme, si rrjedhojë materialet do të shpërndahen në këto zona.

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Blerjen e produkteve spitalore dhe për këtë ftohen të gjitha kompanitë të cilat kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 01/06/2020. Produktet që kërkohen janë përkatësisht si mëposhtë:

Nr. Produktet Skeda e specifikimeve

Pajisje mbrojtëse personale dhe dezinfektues

1 Maskë kirurgjikale
  • Standarti: EN 14683
2 Maskë speciale mbrojtëse FFP2
  • Përqindja e filtrimit të aerosolit: ≥ 94%
  • Standarti: EN 149:2001
3 Syze mbrojtëse
  • Standarti: EN 166:2002
4 Mbrojtëse për fytyrën
  • Standarti: EN 166:2002
5 Doreza të trasha për sanitarët
  •  Standarti: EN 455
6 Përparëse mbrojtëse për sanitarët dhe stafin
  •  Standarti:  EN 13795
7 Qese plastike për mbetje të kontaminuara
  • 30×50 cm
  • Me logo “Biohazard” te printuar
8 Xhel dezinfektues për duart
  • Formulë që përmban ≥ 80% etanol
9 Sapun i lëngshëm
10 Solucion Hipoklorit Natriumi
  •  Standarti: EN 901:2007

Pajisje

11 Oksimetër Pulsi ·        Standarti: Directive 93/42/EEC
12 Koncetrues oksigjeni
13 Termometër Infrared ·        Standarti: Directive 93/42/EEC
14 Pajisje për Oksigjenoterapi (CPAP) ·        Standarti: ISBN 978 92 4 150988 6

Terapi

15 Cilindra Oksigjeni ·        10 Litërsh, me reduktor

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  • Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
    • Ekstrakt historik i subjektit
    • Vërtetimet e kërkuara në Aneks D (Shkarko dokumentin)
    • Çertifikatë produkti (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike).
  • Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerje produkte spitalore; ITB-03-SO-20”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Vlerësimi i dokumentacionit të specifikimeve teknike do të bëhet me metodën kalon/dështon (Pass/Fail).  Pra, nëse çertifikata e paraqitur (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike) është sipas specifikave të kërkuara nga Caritas Shqiptar kalon, nëse jo dështon. Vetem nëse kalohet faza e vlerësimit të specifikimeve teknike nga komsioni teknik, do të shikohen ofertat financiare nga komisioni kontraktues. Tabela e vlerësimit teknik do të jetë si mëposhtë:

Nr. Çertifikatë Produkti

Subjekti 1

Subjekti 2

Kalon Dështon Nuk paraqitet Kalon Dështon Nuk paraqitet
1 Maskë kirurgjikale
2 Maskë speciale mbrojtëse FFP2
3 * produktet tjera në vazhdim

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.