Thirrje për pjesëmarrje në tender – Blerje produkteve farmaceutike
Tiranë me 05/02/2024
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, Kishave Katolike Shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Shqiptar dhe ata janë: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njejtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
- Paqja
- Drejtësia Sociale
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Blerje produkteve farmaceutike”
Nr. i Referencës: ITB-01-ADM-24
Lloji i Procedurës: Ftesë për Ofertë (ITB)
Data e Njoftimit të tenderit: 05/02/2024
Data e mbylljes së njoftimit: 20/02/2024 Ora: 12:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
Caritas Shqiptar, në kuadër të disa projekteve që po implemeton, kërkon kontraktimin e një subjekti për një periudhë një vjeçare, për blerje të herëpashershme të materialeve mjekësore si dhe barnave, sipas nevojave që lindin nga projektet. Për ofrimin e këtij shërbimi, ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të shprehin interesin e tyre para datës 20 Shkurt 2024 ora 12:00, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat teknike të mbyllura në zarf.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike”do të përfshihen dokumentat si më poshtë:
- Ekstrakt historik i subjektit (i shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit);
- Liçencë për ushtrim aktiviteti;
- Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (foto/katalogje të produkteve);
- Deklaratë Konformiteti CE.
- Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare”do të përfshihën dokumentat si më poshtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks Kërkesë për Ofertë (SHKARKO DOKUMENTIN).
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Blerje produkteve farmaceutike; ITB-01-ADM-24”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose e.gripshi@caritasalbania.org
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
- Të zotëroje liçencë për ushtrim aktiviteti;
- Të paraqesë Deklaratat e Konformimtetit CE.
Formula e vlerësimit
Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse subjekti plotëson kushtet teknike të kërkuara në këtë thirrje.
Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, dhe vetëm për subjektet që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar, pasi të jenë plotësuar kushtet teknike.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës, do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.