Tiranë me 20/04/2021

OBJEKT:                                                                  Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                            ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                                        ·       Paqja

·       Drejtësia Sociale                                                                           ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                                      ·        Përfshirja e vullnetarëve


Autoritet Prokurues:                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                     Blerje produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë

Nr. i Referencës:                        RFP-01-ADM-21

Lloji i Procedurës:                     Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:   20/04/2021

Data e mbylljes së njoftimit:  07/05/2021 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:         1 (një) vit


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Kontraktimin e një subjekti për blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike. Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar që të paraqesin interesin e tyre para datës 07/05/2021, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Në zarfin e ofertës do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit, dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë; RFP-01-ADM-21”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

 Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + S + T

Ku:

  • P = Çmimi x 50%
  • S = Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar x 35%
  • T = Koha për dorëzimin e mallit x 15%
Kriteri i Vlerësimit

Pikët

Koha për dorëzimin e mallit:  
1.     0-1 Ditë

10 Pikë

2.     2-3 Ditë

6 Pikë

3.     3+ Ditë

0 Pikë

   
Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar:  
1.     Po

10 Pikë

2.     Jo

0 Pikë

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë)

10 Pikë

Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë)

8 Pikë

Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë)

6 Pikë

Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt)

4 Pikë

Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë)

2 Pikë

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.