Tiranë me 05/07/2022
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
• Respektimi i të drejtave të njeriut • Respektimi i dinjitetit njerëzor
• Respektimi kulturës dhe diversitetit • Paqja
• Drejtësia Sociale • Të njëjtë dhe të barabartë
• Solidaritet • Përfshirja e vullnetarëve
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Blerje produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë
Nr. i Referencës: RFP-02-ADM-22
Lloji i Procedurës: Kërkesë për Propozim (RFP)
Data e Njoftimit të tenderit: 05/07/2022
Data e mbylljes së njoftimit: 19/07/2022 Ora: 16:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Kontraktimin e një subjekti për blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike për gjatë një viti. Për ofrimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar që të paraqesin interesin e tyre para datës 19 Korrik 2022, ora 16:00, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit);
- Propozim oferte, plotësuar sipas aneksit bashkengjitur (Kliko për të shkarkuar dokumentin);
- Në zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
-
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ (Kliko për të shkarkuar dokumentin);
-
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit, dhe të shënuar:
“Ofertë për Blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë; RFP-02-ADM-22”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën Shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
Formula e vlerësimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.
Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:
Oe = Ç + T + K + EC + ET
Ku:
- P = Pikët e Çmimi x 40%
- T = Pikët e Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar x 30%
- K = Pikët e Koha për dorëzimin e mallit x 10%
- EC = Pikët e Ekesperienca me Caritas Shqiptar x 10%
- ET = Pikët e Eksperienca në treg në të njejtën fushë x 10%
Kriteri i Vlerësimit |
Pikët |
Koha për dorëzimin e mallit: | |
1. 0 – 1 Ditë |
10 Pikë |
2. 2 – 3 Ditë |
6 Pikë |
3. 3+ Ditë |
0 Pikë |
Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar: |
|
1. Po |
10 Pikë |
2. Jo |
0 Pikë |
Eksperiencë me Caritas Shqiptar |
|
1. Po |
10 Pikë |
2. Jo |
0 Pikë |
Eksperiencë në treg në të njejtën fushë |
|
1. 0 – 1 Vite |
1 Pikë |
2. 1 – 3 Vite |
2 Pikë |
3. 3 – 5 Vite |
6 Pikë |
4. 5 + Vite |
10 Pikë |
Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë pikësh përkatësisht si mëposhtë:
Oferta më e ulët (Vendi i parë) |
10 Pikë |
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) |
6 Pikë |
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) |
2 Pikë |
Nga vendi i katërt e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.