Tiranë me 28/10/2024

OBJEKT:      Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkëpunuar me rrjetin unik të Enteve të Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

 

 

Autoritet Prokurues:                     Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                         Blerje produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë

Nr. i Referencës:                          RFP-BM-ADM-24 

Lloji i Procedurës:                         Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:           28/10/2024

Data e mbylljes së njoftimit:          11/11/2024 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:               1 (një) vit

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Kontraktimin e një subjekti për blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike për gjatë një viti. Për ofrimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 11 Nëntor 2024, ora 16:00, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER 

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si më poshtë:
  2. Në zarfin e dytë do të përfshihen dokumentat si më poshtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të ndarë në dy zarfa jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike, Tiranë;  RFP-BM-ADM-24” 

Caritas Shqiptar 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088.

Çdo ofertë e marrë pas datës së përcaktuar për mbylljen e tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën Shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: e.gripshi@caritasalbania.org ose caritasalbania@caritasalbania.org .

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES 

Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit 

Ofertuesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të ketë në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;

 

Formula e vlerësimit 

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Formula e vlerësimit të Ofertës (O) do të jetë si mëposhtë:

O = P + T + K  

Ku:

  • P = Pikët e Çmimi
  • T = Pikët e Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar
  • K = Pikët e Koha për dorëzimin e mallit

 

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Koha për dorëzimin e mallit:
1.      0 – 1 Ditë 30 Pikë
2.      2 – 3 Ditë 15 Pikë
3.      3+ Ditë 1 Pikë
 

 

 

Transporti në zyrat e Caritas Shqiptar:

1.      Po 30 Pikë
2.      Jo 0 Pikë

 

  • Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë pikësh përkatësisht si më poshtë:
Oferta më e ulët (Vendi i parë) 40 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 30 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 20 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 10 Pikë

Nga vendi i pestë e në vazhdim, oferta financiare do të vlerësohet me  1 (një) pikë.

 

*Subjekti që do të grumbullojë më shumë pikë, pas procesit të vlerësimit, do të shpallet fitues.