Tiranë me 04/07/2020
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të enteve dhe institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Caritas Dioqezan Sapa, Caritas Dioqezan Lezha, Caritas Dioqezan Rrëshen dhe Caritas Dioqezan Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Drejtësia sociale
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Paqja
- Përfshirja e vullnetarëve
- Respektimi i kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Boot Camp – Razëm
Nr. i Referencës: ITB-02-SH-20
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë (ITB)
Data e njoftimit të tenderit: 04/07/2020
Data e mbylljes së njoftimit: 17/07/2020 Ora: 14:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
Në kuadër te projektit Your Job, Caritas Shqiptar kërkon të realizojë një aktivitet 3 ditor në Razëm, me qëllim inkurajimin, hartimin dhe themelimin e biznesit social. Pjesëmarrës do të jenë 39 persona, kryesisht të rinjë nga zona e Lezhës, Kamzës, Kurbinit dhe Shkodrës. Aktiviteti do të zhvillohet nga data 21 Korrik 2020 deri me datën 24 Korrik 2020.
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Akomodimin e pjesëmarrësve për tre netët e qëndrimit, tre vaktet e darkës, katër vaktet e drekës, sallë trajnimi, si dhe të gjitha facilitetet e tjera për realizimin e aktivitetit të mësipërm. Për realizimin e këtij shërbimi ftohen të gjitha subjektet e asaj zone, që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të dërgojnë ofertat e tyre pranë zyrave të Caritas Shqiptar deri me datën 17/07/2020.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Boot Camp – Razëm; ITB-02-SH-20”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Në zarfin e ofertës duhet të paraqiten dokumentat e mëposhtëm:
- Ekstrakt historik i subjektit
- Vërtetimet e kërkuara në Aneks D (Shkarko dokumentin)
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ (Shkarko dokumentin)
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.