THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TENDER

Përshkrimi i kushteve dhe detyrave (Termat e Referencës), për zhvillimin e një plani biznesi për Qendrën e Kompetencës

  • Autoriteti Kontraktues

Caritas Shqiptar, me adresë Rruga “Don Bosko”, nr.4, Tiranë.

  • Informacion për aplikantët
Përshkrimi i shkurtër i punës: Caritas Shqiptar shpall një thirrje për oferta, lidhur me zhvillimin e një plani biznesi për Qendrën e Kompentencës, në Tiranë, si pjesë e projektit ACTIVE 2 – Komunikimi i aksesueshëm në përfshirjen sociale të personave vulnerabël, në Ballkanin Perëndimor.
Vendndodhja dhe kohëzgjatja: Dorëzimi i planit përfundimtar të biznesit pranë Caritas Shqiptar, më 15 Qershor 2025.
Lloji i kontratës: Kontratë Shërbimi
Fondi Limit: 297,000.00 (dyqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) Lekë me TVSH/TB (Kjo shumë përfshin realizimin e punës siç parashikohet në pikën 4, të Tërmave të Referencës. Mënyra e pagesës do të përcaktohet në kontratë.)

Informacion më të detajuar mbi këtë procedurë tenderimi do të gjeni në Termat e Referencës (SHKARKO KETU).

 

  • RRETH PROJEKTIT ACTIVE DHE HISTORIKUN E THIRRJES

Bazuar në rezultatet e fazës së projektit pilot dhe rekomandimet e vlerësimit të jashtëm, qëllimi kryesor i projektit ACTIVE është të kontribuojë në uljen e pabarazive sociale dhe ekonomike që prekin individët e përjashtuar dhe në nevojë në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Ky projekt është në përputhje me qëllimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm SDG 1 (Zero Varfëri) dhe SDG 10 (Ulje e Pabarazive). Gjithashtu, ai mbështet implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCRPD) dhe strategjive përkatëse kombëtare të zbatimit.

Partnerët e projektit janë pjesë e rrjetit Caritas, një nga organizatat më aktive në fushën e përfshirjes sociale të grupeve të margjinalizuara. Caritas ka një përvojë të gjerë në implementimin e nismave për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, migrantët dhe popullatat e tjera vulnerabël. Po ashtu, Caritas ka një eksperiencë të konsoliduar në përpjekjet për advokim me institucionet publike në nivel lokal dhe kombëtar.

Në kuadër të projektit ACTIVE, rrjeti i organizatave Caritas kanë qenë në krye të zhvillimit dhe promovimit të konceptit të komunikimit pa barriera dhe “Gjuhës së Lehtë”, në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë përfshin ngritjen e Qendrave të Kompetencës në të pestë zonat e synuara. Qendra e Kompetencës Caritas për Gjuhën e Thjeshtë, do të luajë një rol kyç në përmirësimin e aksesueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes.

Qendra do të punojë për të promovuar përdorimin e standardeve të Gjuhës së Lehtë dhe përshtatjen e informacionit në gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë administratën publike, median, arsimin dhe shoqërinë civile, duke shërbyer si qendër për kërkimin, trajnimin dhe zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira të “Gjuhës së Lehtë”.

Komunikimi dhe aplikimi i “Gjuhës së Lehtë”, kërkon një kuadër të strukturuar financiar dhe operacional. Ky plan biznesi do të krijojë një strategji të qartë për të gjeneruar të ardhura; për të menaxhuar kostot dhe për të matur ndikimin; për të adresuar boshllëqet e financimit dhe për të siguruar qëndrueshmëri.

Për të arritur këtë, do të zhvillohet një plan biznesi gjithëpërfshirës që do të ofrojë udhëzime për rritjen dhe efikasitetin e qëndrueshëm të Qendrës.

Plani i biznesit do të përcaktojë një model të qëndrueshëm të Qendrës për Komunikim të Aksesueshëm që do të sigurojë qëndrueshmëri financiare afatgjatë dhe efikasitet operacional. Ai do të bazohet në mësimet e nxjerra nga iniciativa të ngjashme, duke integruar praktikat më të mira në aksesueshmërinë dhe aplikimin e Gjuhës së Lehtë.

 

  • Kualifikimet dhe eksperienca

Ofertuesi i përzgjedhur i shërbimit duhet të zotërojë kualifikimet e mëposhtme:

  • Përvojë e dëshmuar në planifikimin e biznesit dhe zhvillimin strategjik;
  • Njohuri mbi konceptet e aksesueshmërisë dhe Gjuhës së Lehtë është një avantazh;
  • Përvojë pune me organizata jofitimprurëse, institucione publike ose ndërmarrje sociale;
  • Aftësi të forta analitike dhe kërkimore;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi të raporteve.

 

  • Procesi i aplikimit

Ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Një propozim teknik që përshkruan qasjen dhe metodologjinë me një plan pune;
  • Propozim financiar (SHKARKO KETU);
  • CV të ekspertit (në përputhje me pikën nr.6 të Termave të Referencës).

 

  • Afati i dorëzimit

Të gjitha propozimet duhet të dorëzohen deri më 14 Prill 2025, ora 16:00, në adresën e-mail caritasalbania@caritasalbania.org, me titull “Propozimi i planit të biznesit – Qendra e Kompetencës”.

*Ofertat që nuk përmbajnë dokumentacionin e kërkuar ose mbërrijnë pas afatit, mund të mos merren parasysh. Caritas Shqiptar rezervon të drejtën të kontaktojë çdo ofertues për të verifikuar informacionin e dhënë.