Tiranë me 28/12/2021

OBJEKT:                                                                                                     Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

• Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                   • Respektimi i dinjitetit njerëzor
• Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                        • Të njejtë dhe të barabartë
• Solidaritet                                                                                                                                        • Përfshirja e vullnetarëve
• Paqja                                                                                                                                                               • Drejtësia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                        Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                               “Ekspert Studimi”

Nr. i Referencës:                                                  RFP-AT-21

Lloji i Procedurës:                                               Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                            28/12/2021

Data e mbylljes së njoftimit:                           12/01/2022; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                 Gjuhën Shqipe dhe Angleze


CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Realizimin e një studimi, i cili është i orientuar tek grupet si refugjatë, azilkërkues dhe personat e tjerë të cilëve u është dhënë mbrojtje ndërkombëtare. Për të realizuar shërbimin e kërkuar, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Prezantimi i kompanisë;
  • Propozim i detajuar teknik në gjuhën angleze; Ju lutem t’i referoheni dokumentit të termave të referencës ToR (Shkarko dokumentin);
  • CV e punonjësve të propozuar për realizimin e studimit;
  • Referenca ose dëshmi e përvojës së mëparshme në kryerjen e punëve të ngjashme;
  • Ekstrakt historik i subjektit i tërhequr (shkarkuar) jo më heret se tre muajt e fundit nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

 

  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Ekspert Studimi”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati. Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo. Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Propozimi Teknik 40 (Pikë)  

Kompania me propozimin teknik më të mirë, do vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa kompanitë e tjera do të kenë një diferencë prej 10 pikësh nga vendi paraardhës. Ju lutem t’i referoheni dokumentit të termave të referencës për të realizuar propozimin tuaj teknik. ToR (Shkarko dokumentin)

Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

Vendi i parë – 40 Pikë;

Vendi i dytë – 30 Pikë;

Vendi i tretë – 20 Pikë;

 

  1. CV e punonjësve të propozuar për realizimin e studimit (10 Pikë)

Kompania me CV më të mirë si dhe me punonjësit më të kualifikuar, do vlerësohet me pikët maksimale. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

Vendi i parë – 10 Pikë;

Vendi i dytë –   6 Pikë;

Vendi i tretë e në vazhdim – 3 Pikë;

 

  1. Referenca ose dëshmi e përvojës së mëparshme në kryerjen e punëve të ngjashme (20 Pikë)

Kompania me punimet më të mira të ngjashme me shërbimin e kërkuar do të vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa kompanitë në vazhdim me një diferencë prej 5 pikësh. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

Vendi i parë – 20 Pikë;

Vendi i dytë – 15 Pikë;

Vendi i tretë – 10 Pikë

 

Pas vlerësimit teknik, Komisioni Kontraktues do të vlerësojë Ofertat Financiare (30 Pikë)

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë;

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Ekonomike (Oe) do të jetë:

Oe = Pt + Cv + R + Ç

Ku:

Pt = Propozimi teknik              Cv = CV e punonjësve              R = Referenca pune të ngjashme              Ç = Çmimi