Tiranë me 07/07/2021

OBJEKT:                                       Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                         ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                     ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                                                                                                   ·       Përfshirja e vullnetarëve

·       Paqja                                                                                                                                                            ·       Drejtesia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                “Konsulent Financiar”

Nr. i Referencës:                                                    RFP-02-ESAK-21

Lloji i Procedurës:                                                Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                             07/07/2021

Data e mbylljes së njoftimit:                            16/07/2021; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                   Gjuhën Shqipe

Periudha e vlefshmërisë së ofertës:             365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Të ofroje konsulencë financiare për 22 minibizneset e ngritura në kuadër të projektit Your Job për një periudhë kohore prej 9 muajsh.

Për realizimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë (ose individët) që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar (ose individët që kanë studiur në një nga degët e fakultetit ekonomik), të paraqesin ofertën e tyre.

 DETYRAT QË PRITET TË REALIZOHEN

  1. Mbështet të rinjtë të menaxhojnë financiarisht biznesin e tyre, të procedojnë me regjistrimet dhe fiskalizimin e biznesit, analizon dhe orineton bizneset.
  2. Mbështet të rinjtë të implementojnë planin e tyre financiar apo të bëje ndryshimet aty ku është e nevojshme për të arritur objektivat financiare afatshkurtëra dhe afatgjata.
  3. Këshillon dhe orienton të rinjtë mbi taksat, procesin e fiskalizimit, identifikimin e mundësive të të ardhurave, matjen e shpenzimeve, implementimin e një program kursimi, menaxhimin e riskut, investimet, në varësi të planeve të tyre financiare.
  4. Rishikon llogaritë bankare të të rinjve dhe planifikon në mënyrë të rregullt të kuptojë ndryshimet ekonomike, problematikat e situatës, ose performancën financiare dhe ndryshimet e nevojshme në planin e tyre të biznesit.
  5. Viziton të rinjtë në bizneset e tyre dhe të konsultohet me ta.
  6. Informon dhe përditëson bizneset në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin tatimor.
  7. Në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar organizon trajnime dhe takime me grupin e të rinjve përsa i përket çështjeve të ndryshme finaciare.
  8. Vlerëson zgjedhjen e mënyrës më fitimprurëse të investimit, studion dhe përpiqet të gjejë zgjidhje për probleme dhe çështje që dalin gjatë veprimtarisë së biznesit.
  9. Orienton të rinjtë drejt mundësive të ndryshme të investimit.
  10. Përgjigjet pyetjeve të të rinjve dhe stafit mbi planet financiare, problematikat dhe i këshillon financiarisht.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit (për individët diplomë universitare);
  • CV;
  • Plan veprimi;
  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë dorazi ofertën origjinale, të futur në dy zarfa jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Konsulent Financiar”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimt

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit; (Për individët, duhet të paraqitet diploma universitare në fushën e shërbimit të kërkuar);
  2. Të paraqesë planin e veprimit;
  3. Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv).

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

Kriteret/formula e vlerësimit

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse Operatori Ekonomik ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Eksperienca në fushën e kërkuar (45 Pikë)

Subjekti/individi që ka nga 0 deri në 3 vite eksperiencë do të vlerësohet me 15 pikë, ndërsa për subjekte që kanë mbi 3 vite eksperiencë do të vlerësohen me 45 pikë.

  1. Eksperiencë e mëparshme me Caritas Shqiptar (10 Pikë)
  1. Plani veprimit (10 Pikë)

Një plan veprimi i mirë detajuar do të vlerësohet me 10 pikë.

  1. Oferta financiare (35 Pikë)

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 35 Pikë;
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 15 Pikë;

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Ekonomike (Oe) do të jetë:

Oe = Ef  + ECSH + P + Ç

Ku:

Ef = Eksperienca në fushën e kërkuar                                                 ECSH = Eksperienca me Caritas Shqiptar      

P = Plan veprimi                                                                                      Ç = Çmimi