Tiranë me 22/05/2020

 

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të Enteve dhe Institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Drejtësia sociale
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Paqja
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet

Autoritet Prokurues:                         Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                             Ndërtim muri ndarës

Nr. i Referencës:                                RFP-01-SH-20

Lloji i Procedurës:                              Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:            22/05/2020

Data e mbylljes së njoftimit:            02/06/2020 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:                   1 (një) vit


Caritas Shqiptar në bashkëpunim me donatorin Caritas Austria, zhvillon aktivitete të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar në Qendren Ditore Arameras. Pranë kësaj qendre nevojitet ndërtimi i një muri ndarës në kufirin e hapsirës në dispozicion, me qëllim parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar.

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Ndërtimin e murit ndarës dhe për këtë ftohen të gjitha kompanitë të cilat kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 02/06/2020. Për vizita në terren për të hartuar preventivat, ju lutemi të paraqiteni pranë Qendres Ditore Arameras.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni qe duhet paraqitur:

  1. Formulari i ofertës, sipas formatit Aneks RFQ (Shkarko formatin)
  2. Ekstrakt historik i subjektit

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale, të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për ndërtim muri ndarës; RFP-01-SH-20”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar, pastaj do shikohen ofertat financiare.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës, mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.