Tiranë me 23/10/2025

OBJEKT:      Thirrje për pjesëmarrje në tender – Organizim aktivitetesh Shkodër/Lezhë

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

 

Autoriteti Kontraktor:                                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                          “Organizim aktivitetesh në Shkodër/Lezhë”

Nr. i Referencës:                                            ITB-OA-ESAK-25

Lloji i Procedurës:                                        Ftesë për ofertë

Data e njoftimit të tenderit:                       23/10/2025

Data e mbylljes së njoftimit:                      06/11/2025; Ora: 13:00

Dokumentacioni i përgatitur në:            Gjuhën Shqipe


CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Realizimin e pesë trajnimeve në qytetin e Shkodrës ose Lezhës, me pjesëmarrjet e rreth 15 personave në çdo trajnim. Trajnimet janë planifikuar të organizohen, sipas grafikut më poshtë:

Tema I – Nëntor 2025 – 5 ditë;

Tema II – Nëntor 2025 – 5 ditë;

Tema III – Janar 2026 – 3 ditë;

Tema IV – Shkurt 2026 – 6 ditë;

Tema V – Mars 2026 – 5 ditë.

 

*Datat ekzakte për organizimin e trajnimit do të diskutohen dhe dakordësohen me subjektin fituesin.

Për realizimin e këtyre shërbimeve, ftohen të gjithë subjektet që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre brenda datës 6 Nëntor 2025, ora 13:00.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

1- Në zarfin e parë, me mbishkrimin “Propozimet Teknike”, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

  • Foto të sallës së trajnimit, për 15 persona;
  • Foto të aksesueshmërisë në ambjente për personat me aftësi të kufizuar;
  • Ekstrakt i thjeshtë i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, shkarkuar në QKB.

2- Në zarfin e dytë, me mbishkrimin “Oferta Financiare”, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për organizim aktivitetesh”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088;

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e e-mail  caritasalbania@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
  2. Të jetë i mundur aksesi për personat me aftësi të kufizuar (Vërtetuar me foto).
  3. Të disponojë ambjente të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga subjekti si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar do të skualifikohen.

 

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë shpallje. Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, lidhur me kriteret teknike të parashikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”. Vetëm për subjektet që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit Teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.
Komisioni Kontraktues do të vlerësojë ofertat financiare të subjekteve të kualifikuar. Fituesi do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë.