Tiranë me 27/01/2022

OBJEKT:                                        Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

                                                                    Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                           Respektimi i dinjitetit njerëzor

Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                       Të njejtë dhe të barabartë

Solidaritet                                                                                                                                      Përfshirja e vullnetarëve

Paqja                                                                                                                                               Drejtësia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                        Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                               “Organizim aktivitetesh – Shkodër/Lezhë”

Nr. i Referencës:                                                  ITB-01-ESAK-22

Lloji i Procedurës:                                              Ftesë për ofertë

Data e njoftimit të tenderit:                           27/01/2022

Data e mbylljes së njoftimit:                          10/02/2022; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                Gjuhën Shqipe


CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Realizimin e pesë trajnimeve me tema të ndryshme, të cilat mendohet të organizohen nga një çdo fund muaji konkretisht në muajit Shkurt, Mars, Prill, Maj dhe Qershor. Datat ekzakte për organizimin e këtyre aktiviteteve do diskutohen dhe dakordësohen me fituesin.

Pjesëmarrës për secilin trajnim do jenë rreth 15 deri në 20 persona dhe për realizimin e këtij shërbimi ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre përpara datës 10 Shkurt 2022, ora 12:00.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER 

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni që duhet paraqitur është:

 

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për organizim aktivitetesh – Shkodër/Lezhë”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
  2. Të jetë i mundur aksesi për personat me aftësi të kufizuar në çdo ambient të tijin. (Bashkëngjitni foto të ambienteve për të vërtetuar aksesin në dhoma dhe salla).

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

 

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje).

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë në raport me çmimin dhe cilësinë e shërbimit.