Tiranë me 14/06/2021

OBJEKT:                                                                 Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                       ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                   ·       Paqja

·       Drejtësia Sociale                                                                                                      ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                                                                 ·        Përfshirja e vullnetarëve


Autoritet Prokurues:                Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                    Përkthyes i gjuhës gjermane

Nr. i Referencës:                       ITB-P-SO-21

Lloji i Procedurës:                    Ftesë për ofertë (ITB)

Data e Njoftimit të tenderit:   14/06/2021

Data e mbylljes së njoftimit:   17/06/2021 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:          3 ditë


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Kontraktimin e një personi fizik/individi i cili ofron shërbimin e përkthimit të gjuhës gjermane. Për ofrimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjithë personat fizik/indvidët që ofrojnë shërbimin e kërkuar që të paraqesin interesin e tyre para datës 17/06/2021, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Në zarfin e ofertës do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

  • CV e personit fizik/individit;
  • Fotokopje diplome të gjuhës gjermane;
  • Formulari i ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit, dhe të shënuar:

“Ofertë për Përkthyes i gjuhës gjermane; ITB-P-SO-21

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjithë pjesëmarrësit ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet ofertuesi për sqarime të mëtejshme.

Në vëmendje të kandidatëve: Trajnimi do të realizohet në një qëndër trajnimesh dhe do të jenë ditët e plota të akomodimit (edhe fjetja në qëndër). Nisja në datë 21 Qershor pas dreke dhe kthimi në 24 Qershor pas dreke.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse ofertuesi i përmbush kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve teknike do të vlerësohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës, mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.