Tiranë me 30/09/2020
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Shkarkoni dokumentacionin e plotë: Aneks RFQ ITB-04-SH-20 ToR
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të enteve dhe institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Caritas Dioqezan Sapa, Caritas Dioqezan Lezha, Caritas Dioqezan Rrëshen dhe Caritas Dioqezan Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
· Respektimi i të drejtave të njeriut · Drejtësia sociale
· Respektimi i dinjitetit njerëzor · Paqja
· Përfshirja e vullnetarëve · Respektimi i kulturës dhe diversitetit
· Të njëjtë dhe të barabartë · Solidaritet
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Realizim Video
Nr. i Referencës: ITB-04-SH-20
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë (ITB)
Data e njoftimit të tenderit: 30/09/2020
Data e mbylljes së njoftimit: 05/10/2020 Ora: 14:00
Kohëzgjatja e kontratës: 3 (Tre) muaj
Në kuadër të projekteve të Ekonomisë Social dhe Aftësisë së Kufizuar, Caritas Shqiptar synon realizimin e 6 audio-video rreth këtyre fushave. Videot do të zhvillohen në qendrat e këshillimeve dhe shërbimeve që ofrohen në zonat e Laç, Lezhë, Shkodër, Fushë- Krujë dhe Kamëz, si dhe tek disa biznese/sipërmarrje sociale, në zonat e lartpërmendura. Informacione më të detajuara rreth realizimit të këtij shërbimi mund t’i gjeni në dokumentin ToR (Shkarko dokumentin).
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Realizimin e videove brënda datës 31 Dhjetor 2020. Për realizimin e këtij shërbimi ftohen të gjitha subjektet që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të dërgojnë ofertat e tyre pranë zyrave të Caritas Shqiptar deri me datën 05/10/2020.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Subjektet/individët duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Realizim Video; ITB-04-SH-20”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Në zarfin e ofertës duhet të paraqiten dokumentat e mëposhtëm:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.
- CV e punimeve të mëparshme
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së njoftimit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret/Formula e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania/individi është e/i përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë duke ju referuar cilësisë së ofruar.