Tiranë me 11/10/2019
OBJEKT: Thirrje per pjesmarrje ne tender
Shkarkoni dokumentacionin e plote:
- RFP-02-AT-19
- Deklarate mbi Gjendjen Gjyqesore
- Deklaratë mbi Përmbushjen e Specifikiemeve Teknike
- Specifikimet Teknike
- Oferte Punime Elektrike
- Oferte Punime Hidroteknike
- Oferte Punime Ndertimi + Mobilim
- Oferte Sistemi Ngrohjes
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkëpunuar me rrjetin unik të Enteve të Kishës Katolike në Shqipëri, si Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
- Paqja
- Drejtësia Sociale
Autoritet Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Rehabilitimi i Qendres së Pritjes, Ersekë”
Nr. i Referencës: RFP-02-AT-19
Lloji i Procedurës: Kërkesë për Propozim (RFP)
Fondi Limit: 11,585,316.60 ALL (Albanian Lekë)
Data e njoftimit të tenderit: 11/10/2019
Data e mbylljes së njoftimit: 01/11/2019; Ora: 16:00
Kohëzgjatja e kontratës ose afati
kohor për perfundimin e punineve: 45 (dyzet e pesë) ditë nga fillimi i punimeve
Dokumentacioni i përgatitur në: Gjuhën Shqipe
Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë
CARITAS SHQIPTAR KËRKON TË:
Kryej rehabilitimin e Qendres Pritëse për Refugjatët dhe Azilkërkuesit, objekt i cili ndodhet në Ersekë. Për të realizuar punimet e kërkuara, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
1.1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit (kompanise).
- Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore.
- CV Punimesh.
- Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve Teknike.
1.2. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës Punime Elektrike.
- Formulari i Ofertës Punime Hidroteknike.
- Formulari i Ofertës Punime Ndertimi + Mobilimi.
- Formulari i Ofertës Sistemi Ngrohjes.
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Rehabilitimin e Qendres së Pritjes, Ersekë RFP-02-AT-19”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.
Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret/Formula e vlerësimit
Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse subjekti (kompania) ka paraqitur dokumentacionin konformë kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar. Ofertat të cilat nuk janë të shoqeruara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen.