Tiranë me 09/07/2021

OBJEKT:                                       Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                              ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                         ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                                                                                                        ·       Përfshirja e vullnetarëve

·       Paqja                                                                                                                                                                 ·       Drejtesia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                                      Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                             “Studio Arkitekturore”

Nr. i Referencës:                                                                ITB-S-AT-21

Lloji i Procedurës:                                                             Ftesë për ofertë (ITB)

Data e njoftimit të tenderit:                                           09/07/2021

Data e mbylljes së njoftimit:                                          16/07/2021; Ora: 14:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                                Gjuhën Shqipe

Periudha e vlefshmërisë së ofertës:                          365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Të kryej vlerësimin tekniko ekonomik për qëndrueshmërinë e tokës dhe objektit GOS në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Për realizimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar të paraqesin ofertën e tyre.

 DETYRAT QË PRITET TË REALIZOHEN

  1. Realizimi i studimit gjeologjik në zonën rreth objektit. Për këtë duhet të kryhen disa sondazhe në afërsi të themelit të objektit ekzistues, për të kuptuar shkaqet e cedimit të objektit.
  2. Evidentimi i të gjitha shkaqeve natyrore apo njerëzore që kanë sjellë dëmtimin e objektit, vlerësim për mënyrën e stabilizimit.
  3. Projektin teknik të përforcimit të themeleve.
  4. Hartim i preventivit të plotë, me çmime tregu, për objektin e projekt zbatimit.
  5. Hartim i relacionit teknik shoqëruar me specifikime teknike dhe detajet për zbatimin e tij.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit;
  • CV e inxhinierëve gjeolog dhe konstruktor;
  • Licencë;
  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë dorazi ofertën origjinale, të futur në dy zarfa jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Studio Arkitekturore”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimt

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
  2. Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv);
  3. Të ketë në stafin e tij inxhinier gjeolog dhe konstruktor;
  4. Të zotërojë lincencë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në kategoritë 3/a, 3/b, 3/c dhe 9/a.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

Kriteret/formula e vlerësimit

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse subjekti ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim. Vetëm subjektet të cilat do të plotësojnë specifikat teknike, do u shikohet oferta financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar.