Thirrje për pjesëmarrje në tender – Trajner Soft Skills
Tiranë me 29/08/2024
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkepunuar me rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
o Respektimi i të drejtave të njeriut o Respektimi i dinjitetit njerëzor
o Respektimi kulturës dhe diversitetit o Të njejtë dhe të barabartë
o Solidaritet o Përfshirja e vullnetarëve
o Paqja o Drejtësia Sociale
Autoriteti Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Trajner soft skills”
Nr. i Referencës: RFP-TSS-ESAK-24
Lloji i Procedurës: Kërkesë për Propozim
Data e njoftimit të tenderit: 29/08/2024
Data e mbylljes së njoftimit: 13/09/2024; Ora: 14:00
Dokumentacioni i përgatitur në: Gjuhën Shqip
Programi YOURJOB2, po zbatohet në sfondin e një shkalle të lartë të papunësisë së të rinjvë vulnerabël në rajonet e synuara në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Programi do të kontribuojë në integrimin e të rinjve në tregun e punës në Evropën Juglindore (në përputhje me SDGs 1, 4, 5 dhe 8, GAP III).
OC1: Rritja e efikasitetit të zhvillimit të aftësive profesionale, integrimit në tregun e punës dhe krijimit të biznesit për të rinjtë, gratë dhe njerëzit që jetojnë në situata të cënueshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara.
OC2: Rritja e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të tregut të punës, ndërgjegjësimi më i mirë dhe dialogu i qëndrueshëm për integrim më të mirë në punë të të rinjve, grave dhe njerëzve që jetojnë në situata të cënueshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara.
Qëllimi i projektit është të rrisë punësueshmërinë e të rinjve dhe të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë në zonat target përmes orientimit profesional, orientimit profesional cilësor, përvojës së parë të punës dhe praktikës sipërmarrëse, si dhe përmes inkurajimit të dialogut mes të rinjve, organizatave të shoqërisë civile, kompanive dhe institucioneve publike. Të rinjtë do të mund të kryejnë një praktikë ose përvojën e tyre të parë të punës si pjesë e aktiviteteve të projektit.
Për të përzgjedhur subjektin/individin që do të ofrojë këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka hapur një procedurë tenderimi dhe fton të gjitha subjektet/individët e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat, të paraqesin aplikimet e tyre përpara datës 13 Shtator 2024, ora 14:00, pranë zyrave të Caritas Shqiptar.
Për informacion më të zgjeruar rreth trajnimeve të kërkuara, ju lutem klikoni këtu për të shkarkuar termat e referencës.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës financiare do të bëhet me sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë, me mbishkrim Propozimet Teknike, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- CV-në e kandidatit në shqip, në të cilën tregohen qartë eksperiencat, referencë në kryerjen e shërbimeve të ngjashme dhe njohuritë mbi temat që do aplikohen.
- Në rastet kur aplikohet si subjekt, duhet të dërgohet CV e subjektit, si dhe CV e personit që do të ofrojë implementimin e trajnimit.
- Planin e implementimit për secilën temë të përzgjedhur (max 2 faqe).
- Cdo dokument tjetër që mbështet këtë aplikim.
- Në zarfin e dytë, me mbishkrim Oferta Financiare, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Formulari i ofertës financiare (Klikoni këtu për të shkarkuar formatin);
Aplikuesit duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në 2 zarfe jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Trajner Soft Skills”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar të gjitha subjektet/individët nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në monedhën lekë, duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen.
Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / e.gripshi@caritasalbania.org.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë (e vlefshme për subjektet pjesëmarrëse).
- Të zotëroje diplomë të nivelit të dytë në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Ekonomiks ose fusha të tjera të ngjashme (e vlefshme për individët pjesëmarrës).
Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania/individi si më sipër.
Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.
Formula e vlerësimit
Komisioni Teknik do të bëje vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur në zarfin me mbishkrim Propozime Teknike, nga ku do të vlerësohen aplikuesit me sistemin e pikëzimit. Sistemi i pikëzimit për vlerësimin Teknik do të jetë si më poshtë:
- Subjekti/Individi me eksperiencën më të mirë, në implementimin e trajnimeve të njëjta ose të ngjashme, do të vlerësohet me 20 (njëzet) pikë.
Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:- Subjekti i parë – 20 Pikë
- Subjekti i dytë – 15 Pikë
- Subjekti i tretë – 10 Pikë
- Subjekti i katërt- 5 Pikë
- Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 1 Pikë
- Subjekti/Individi me njohuritë më të mira në fushat e kërkuara, do të vlerësohet me 15 (pesëmbëdhjetë) pikë;
Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 3 (tre) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:- Subjekti i parë – 15 Pikë
- Subjekti i dytë – 12 Pikë
- Subjekti i tretë – 9 Pikë
- Subjekti i katërt- 6 Pikë
- Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 3 Pikë
- Subjekti/Individi me përvojën më të madhe në punën me të rinjtë, do të vlerësohet me 15 (pesëmbëdhjetë) pikë;
Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 3 (tre) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:- Subjekti i parë – 15 Pikë
- Subjekti i dytë – 12 Pikë
- Subjekti i tretë – 9 Pikë
- Subjekti i katërt- 6 Pikë
- Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 3 Pikë
- Subjekti/Individi do të vlerësohen për cilësinë e planit të zbatimit të trajnimit me 20 (njëzet) pikë.
Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:- Subjekti i parë – 20 Pikë
- Subjekti i dytë – 15 Pikë
- Subjekti i tretë – 10 Pikë
- Subjekti i katër – 5 Pikë
- Subjekti I pestë dhe në vazhdim – 1 Pikë
Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të mblidhet Komisioni Kontraktues i cili do të vlerësoje me sistemin e pikëzimit ofertat financiare dhe rënditja do të jetë si në vijim:
5. Subjekti me ofertën më të ulët financiare do të vlerësohet me 30 (tridhjetë) Pikë;
Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
-
- Subjekti i parë – 30 Pikë
- Subjekti i dytë – 25 Pikë
- Subjekti i tretë – 20 Pikë
- Subjekti i katërt- 15 Pikë
- Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 10 Pikë
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e ofertës më të mirë ekonomike (OF) ku
OF = E + N + P + C +
nga ku
E = Pikët e grumbulluara në kriterin e eksperienca në trajnime të njëjta/ngjashme;
N = Pikët e grumbulluara në kriterin e njohurive më të mira në fushat e kërkuara;
P = Pikët e grumbulluara në kriterin e përvojës në punë me të rinjtë;
C = Pikët e grumbulluara në kriterin e cilësisë së planit të zbatimit të trajnimit;
Ç = Pikët e grumbulluara në kriterin e Çmimit.