Tiranë me 15/09/2021

OBJEKT:                                        Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

·         Respektimi i të drejtave të njeriut                                                             ·         Respektimi i dinjitetit njerëzor

·         Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                         ·         Të njëjtë dhe të barabartë

·         Solidaritet                                                                                                       ·         Përfshirja e vullnetarëve

·         Paqja                                                                                                                ·         Drejtesia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                 “Transport Tiranë – Arameras – Tiranë”

Nr. i Referencës:                                                     RFP-03-ESAK-21

Lloji i Procedurës:                                                 Kërkesë për propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                              15/09/2021

Data e mbylljes së njoftimit:                            29/09/2021; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                   Gjuhën Shqipe

Periudha e vlefshmërisë së ofertës:             365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Transportin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale, nga vendbanimet e tyre drejt qendrës ditore në Arameras, dhe anasjelltas. Vendbanimet, nga ku duhet të përshkojë automjeti për të marrë personat janë si mëposhtë:

Nr. Emër Mbiemër Vendbanimi
1 A. G. Brryli, Unazë
2 J. V. Brryli, Unazë
3 A. S. Kryqëzimi i Pediatrisë
4 N. D. Shtatë Xhuxhat, Unazë
5 E. D. Rruga e Elbasanit
6 S. M. Ish Praktikeri, Institut
7 J. L. Laprakë
8 I. M. Laprakë
9 X. B. Laprakë
10 K. L. Institut
11 A. M. Institut
12 B. N. Institut
13 E. B. Kamëz
14 A. I. Kamëz
15 M. C. Kamëz
16 A. K. Kamëz
17 L. L. Kamëz
18 H. M. Kamëz
19 O. C. Kamëz
20 A. M. Tapizë
21 V. C. Nikel
22 L. B. Verjon, Nikel

Për realizimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar, fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit;
  • Licencë për ushtrim aktiviteti;
  • Deklaratë (Shkarko dokumentin);
  • Dokumenta plotësues që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
    • Fotografi të mjeteve;
  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

* Shënim: Oferta financiare duhet plotësuar për çmimin e transportit për një dite dhe në fund të muajit do bëhet llogaritja e gjithë ditëve që është realizuar shërbimi i kërkuar.

Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë dorazi ofertën origjinale, të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Transport Tiranë – Arameras – Tiranë”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimt

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, pra transportin;
  2. Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv);
  3. Të garantojë që nisja e nga Tirana drejt qendres ditore në Arameras do të jetë në orën 07:45 dhe arritja jo më vonë se ora 09:00 dhe për në kthim, nisja nga Aramerasi duhet të jetë në orën 14:30.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

Kriteret/formula e vlerësimit

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse Operatori Ekonomik ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Eksperienca në punë (20 Pikë)

Vlerësimi i kriterit të eksperiencës do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

0 – 1 Vit eksperiencë – 3 Pikë;

2 – 5 Vite eksperiencë – 6 Pikë;

5 – 10 Vite eksperiencë – 12 Pikë;

10+ Vite eksperiencë – 20 Pikë;

  1. Eksperiencë e mëparshme me Caritas Shqiptar (10 Pikë)
  1. Flota e disponueshme (10 Pikë)

Vlerësimi i kriterit të flotës do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

1 Automjet – 3 Pikë

2 – 5 Automjete – 6 Pikë

5+ Automjete – 10 Pikë

  1. Fotografi të automjeteve si dhe fotokopje e lejes së qarkullimit (10 Pikë)

Vlerësimi i këtij kriteri do të jetë mbi gjendjen e automjetit si dhe vitin e prodhimit. Subjekti i cili disponon automjetin me gjendjen më të mirë fizike si dhe me vit prodhimi më të ri do të vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa vendi i dytë e në vazhdim me një diferencë prej 3 pikësh.

Automjeti më i mirë – 10 Pikë

Automjeti i dytë – 7 Pikë

Automjeti i tretë – 4 Pikë

Automjeti i katërt – 1 Pikë

Pas vlerësimit të dokumentave teknik, Komisioni Kontraktues do të vlerësoje ofertën financiare e cila do të këtë vlerën e 50 pikëve.

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 50 Pikë;
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 40 Pikë;
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 30 Pikë;

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Ekonomike (Oe) do të jetë:

Oe = Ep + Ec + Fl + Ft + Ç

Ku:

Ep = Eksperienca në punë     

Ec = Eksperienca me Caritas Shqiptar               

Fl = Flota e disponueshme

Ft = Fotografi të automjeteve si dhe fotokopje e lejes së qarkullimit

Ç = Çmimi