Tiranë me 26/05/2021

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                  ·       Drejtësia Sociale

·       Respektimi i dinjitetit njerëzor                                       ·       Paqja

·       Përfshirja e vullnetarëve                                                  ·       Respektimi i kulturës dhe diversitetit

·        Të njëjtë dhe të barabartë                                               ·        Solidaritet


Autoritet Prokurues:                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                     Transporti i refugjatëve dhe azilkërkuesve

Nr. i Referencës:                        RFP-01-AT-21

Lloji i Procedurës:                     Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:    26/05/2021

Data e mbylljes së njoftimit:   09/06/2021 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:          1 (një) vit


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Transportin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në destinacionet si mëposhtë:

Gjirokastër

  1. PKK Kakavije, Gjirokastër – DRKM Gjirokaster
  2. PKK Tre Urat, Gjirokastër – DRKM Gjirokaster.
  3. PKK Qafe Bote, Sarandë – Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë.
  4. Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  5. DRKM Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  6. PKK Kakavije, Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Korçë

  1. PKK Kapshitcë – DRKM Korçë
  2. PKK Kapshticë – DRKM Gjirokastër
  3. PKK Kapshticë – Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë
  4. Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  5. Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë – DRKM Gjirokastër.
  6. DRKM Korçë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  7. PKK Kapshitcë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Tiranë

  1. DRKM Tiranë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  2. DRKM Tiranë – DRKM Gjirokastër

Durrës

  1. DRKM Durrës – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Shkodër

  1. PKK Hani Hotit – DRKM Shkodër.
  2. PKK Muriqan – DRKM Shkodër
  3. DRKM Shkodër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Kukës

  1. PKK Morina – DRKM Kukës
  2. DRKM Kukës – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
*Shkurtimet:

PKM – Policia Kufitare dhe Migracionit                                 PKK – Pikë e Kalimit Kufitar

DKM – Departamenti i Kufirit dhe Migracionit                    DRKM – Drejtori Rajonale për Kufirin dhe Migracionin

Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimatrie transportin e udhëtarëve që të paraqesin interesin e tyre para datës 09 Qershor 2021, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

zarfin e parë do të përfshihen dokumentat plotësues si mëposhtë:

  • Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit).
  • Licencë për ushtrim aktiviteti.
  • Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
    1. Leje qarkullimi për secilin mjet;
    2. Fotografi të mjeteve;

zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.

* Ky aneks duhet plotësuar sipas linjave që subjekti ofron shërbimin.

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Transporti i refugjatëve dhe azilkërkuesve; RFP-01-AT-21”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Kostoja e transportit duhet përllogaritur vajtje-ardhje.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentat Plotësues do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit sipas formulës së përcaktuar.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + F + E + D

Ku:

·       P = Çmimi x 40%                ·       F = Flota x 25%               ·       E = Eksperience Pune x 25%             ·       D = Dokumentat Plotesues x 10%

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Eksperiencë Pune:  
1.     0-1 Vite 3 Pikë
2.     2-5 Vite 6 Pikë
3.     5+  Vite 10 Pikë
   
Flota e Disponueshme:  
1.     0-1 Automjete 3 Pikë
2.     2-5 Automjete 6 Pikë
3.     5+  Automjete 10 Pikë
   
Dokumentat Plotësues:  
1.     Leje qarkullimi për secilin mjet 2 Pikë
2.     Fotografi të mjeteve 2 Pikë

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 8 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 6 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 4 Pikë
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) 2 Pikë

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.

Caritas Shqiptar mund të shpalle një ose më shumë fitues, në varësi të linjave të transportit të ofruara nga subjektet.