Tiranë me 30.06.2022
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Znj./Z.
Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, Kishave Katolike Shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
• Respektimi i të drejtave të njeriut • Drejtësia sociale
• Respektimi i dinjitetit njerëzor • Paqja
• Përfshirja e vullnetarëve • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
• Të njëjtë dhe të barabartë • Solidaritet
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Ushqim i ngrohtë, Korçë
Nr. i Referencës: RFP-04-AT-22
Lloji i Procedurës: Kërkesë për propozim (RFP)
Data e njoftimit të tenderit: 30.06.2022
Data e mbylljes së njoftimit: 14.07.2022 Ora: 16:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
Caritas Shqiptar, në kuadër të projektit me titull “Border Monitoring and Support Provision to Asylum-Seeker and Syrian arriving in Albania” me donator UNHCR Albania, kërkon të ofrojë shërbimin e ushqimit të ngrohtë për refugjatët dhe azilkërkuesit në Qendren e Pritjes, Ersekë si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar, Kapshticë. Për realizimin e këtij shërbimi, ftohen të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre pranë zyrave të Caritas Shqiptar përpara datës 14 Korrik 2022, ora 16:00.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr gjatë tre muajve të fundit)
- Formulari i plotësuar sipas formatit Propozim Oferte (Kliko për të shkarkuar dokumentin).
- Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ (Kliko për të shkarkuar dokumentin). (Bashkëngjitur kësaj thirrje do gjeni edhe Menunë (Kliko për të shkarkuar dokumentin) për secilin vakt ku duhet të referoheni për plotësimin e ofertës financiare).
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Ushqim i ngrohtë, Korçë; RFP-04-AT-22”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
Formula e vlerësimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofertuesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.
Dokumentat Teknike do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit sipas formulës së përcaktuar.
Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:
Oe = Ç + T + K
Ku:
• Ç = Pikët e Çmimi x 40% • T = Pikët e Transporti në ambientet e kërkuara x 40% • K = Pikët e Koha për dorëzimin e mallit x 20%
Kriteri i Vlerësimit | Pikët |
Koha për dorëzimin e mallit: | |
1. 0-1 Orë | 10 Pikë |
2. 1-3 Orë | 6 Pikë |
3. 3+ Orë | 2 Pikë |
Transporti në ambjentet e kërkuara: | |
1. Po | 10 Pikë |
2. Jo | 0 Pikë |
Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 4 (katër) pikësh përkatësisht si mëposhtë:
Oferta më e ulët (Vendi i parë) | 10 Pikë |
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) | 6 Pikë |
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) | 2 Pikë |
* Shënim: Nga vendi i katërt e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.