Tiranë me 27/08/2021
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender.
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të enteve dhe institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Caritas Dioqezan Sapa, Caritas Dioqezan Lezha, Caritas Dioqezan Rrëshen dhe Caritas Dioqezan Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
· Respektimi i të drejtave të njeriut · Drejtësia sociale
· Respektimi i dinjitetit njerëzor · Paqja
· Përfshirja e vullnetarëve · Respektimi i kulturës dhe diversitetit
· Të njëjtë dhe të barabartë · Solidaritet
a) Përshkrimi i procedurës së prokurimit dhe mallrave ose shërbimeve të kërkuara
Caritas Shqiptar kërkon të kryej vlerësimin tekniko ekonomik për qëndrueshmërinë e tokës dhe objektit GOS në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Lloji i procedurës është “Ftesë për Ofertë – ITB”. Objekti i tenderit është “Vlerësimi tekniko ekonomik – Studio inxhinierie” me numër reference ITB-S-AT-21.
b) Afati i fundit për dorëzimin e ofertave:
Afati për dorëzimin e ofertave është data 03 Shtator 2021, ora 12:00;
c)Udhëzime për dorëzimin e ofertave
Mënyra e dorëzimit të dokumentave është vetëm dorazi pranë zyrave të Caritas Shqiptar;
d)Përshkrimi i aktivitetit të prokurimit
Realizimi i studimit gjeologjik në zonën rreth objektit. Për këtë duhet të kryhen disa sondazhe në afërsi të themelit të objektit ekzistues, për të kuptuar shkaqet e cedimit të objektit.
Evidentimi i të gjitha shkaqeve natyrore apo njerëzore që kanë sjellë dëmtimin e objektit, vlerësim për mënyrën e stabilizimit.
Projektin teknik të përforcimit të themeleve.
Hartim i preventivit të plotë, me çmime tregu, për objektin e projekt zbatimit.
Hartim i relacionit teknik shoqëruar me specifikime teknike dhe detajet për zbatimin e ti.
e)Konferencë paraprake
Nuk do të ketë konferencë paraprake për këtë procedurë. Për çdo paqartësi ju lutem kontaktoni në adresat caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org
f) Përbërësi i çmimit dhe monedha e ofertës dhe kontrata
Oferta Ekonomike duhet të shprehet në monedhën Lekë.
g)Gjuha
I gjithë dokumentacioni i përgatitur duhet të jetë në gjuhën Shqipe.
h) Vlefshmëria e Ofertës
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë minimalisht 365 ditë
i) Metoda dhe kriteret e vlerësimit
Metoda e vlerësimit do të jetë me sistemin e pikëzimit. Pesha e çmimit dhe specifikimeve teknike do të jetë përkatësisht
- (60% x Pikët e grumbulluara) Specifikimet Teknike ku do të vlerësohet CV e inxhinierëve gjeolog dhe konstruktor; dhe
- (40% x Pikët e grumbulluara) Çmimi.
* Shënim: CV më e mirë do të vlerësohet me 10 Pikë, ndërsa vëndi i dytë e në vazhdim me një diferencë prej dy pikësh nga vendi paraardhës.
Çmimi më i mirë do të vlerësohet me 10 Pikë ndërsa, vendi i dytë e në vazhdim me një diferencë prej dy pikësh nga vendi paraardhës.
j)Mospërputhjet dhe gabimet në ofertën financiare
Në rast se komisioni vlerësimit vëren gabime në hartimin e ofertës financiare, dhe nëse Komisioni e vlerëson si të domosdoshme sqarimin e saj, do t’i kërkohen informacione të mëtejshme përfaqësuesve të subjektit.
k) Kushtet e pagesës
Ky kusht do të negociohet dhe specifikohet në kontratën me subjektin fitues.
l) Modifikimi
Në rast se lind nevoja per modifikim të dokumentave standart të tenderit, ky modifikim do të behet publik në websiten e Caritas Shqiptar. Subjektet pjesëmarrëse kanë të drejtë të paraqiten pranë zyrave tona të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme sipas modifikimeve të kërkuara.
m) Udhëzime për kërkesat e ofertuesve
Ne rast paqartesie ose kërkese për informacion, e vetmja mënyrë komunikimi do të jetë nëpërmjet addresave të cilësuara në pikën e).
n) Është e drejta e Caritas Shqiptar të pranojë ose të refuzojë çdo ofertë përpara dhënies së çmimit, dhe të anulojë procesin e tenderit dhe të refuzojë të gjitha ofertat në çdo kohë.
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Të kryej vlerësimin tekniko ekonomik për qëndrueshmërinë e tokës dhe objektit GOS në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije dhe për realizimin e këtij shërbimi shpallet kjo procedurë prokurimi. Ftohen të gjitha subjektet që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 03 Shtator 2021. Detyrat që pritet të realizohen janë përkatësisht si mëposhtë:
- Realizimi i studimit gjeologjik në zonën rreth objektit. Për këtë duhet të kryhen disa sondazhe në afërsi të themelit të objektit ekzistues, për të kuptuar shkaqet e cedimit të objektit.
- Evidentimi i të gjitha shkaqeve natyrore apo njerëzore që kanë sjellë dëmtimin e objektit, vlerësim për mënyrën e stabilizimit.
- Projektin teknik të përforcimit të themeleve.
- Hartim i preventivit të plotë, me çmime tregu, për objektin e projekt zbatimit.
- Hartim i relacionit teknik shoqëruar me specifikime teknike dhe detajet për zbatimin e tij.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit;
- CV e inxhinierëve gjeolog dhe konstruktor;
- Licencë.
- Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Kërkesë për ofertë.
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Vlerësimi tekniko ekonomik – Studio inxhinierie; ITB-S-AT-21”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.