Thirrje për pjesëmarrje në tender – Vlerësues i jashtëm

                                                                                                                                                 Tiranë me 13/02/2024

OBJEKT:  Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

o   Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                                              o   Respektimi i dinjitetit njerëzor

o   Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                                        o   Të njejtë dhe të barabartë

o   Solidaritet                                                                                                                                                                      o   Përfshirja e vullnetarëve

o   Paqja                                                                                                                                                                                o   Drejtësia Sociale

Autoriteti Kontraktor:                                      Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                            “Vlerësues i jashtëm”

Nr. i Referencës:                                               RFP-VJ-SO-24

Lloji i Procedurës:                                             Kërkesë për Propozim

Data e njoftimit të tenderit:                            13/02/2024

Data e mbylljes së njoftimit:                          27/02/2024; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                  Gjuhën Angleze dhe Shqip

Dorëzimi i Raportit Final:                                 Brenda datës 31 Mars 2024

Në kuadër të projektit “Shtegu i mundësive”, kërkohet të bëhet vlerësimi i jashtëm i këtij projekti. Projekti “ Shtegu i mundësive”  ka nisur implementimin e tij nga viti 2021 në IEVP Ali Demi dhe Instituti i të miturve Kavajë. Me qëllim rintegrimin në shoqëri si qytetarë aktivë pas daljes të  grave dhe minorëve, ky projekt ka dy objektivë kryesorë:

Së pari, fuqizimin e përfituesve për të ushtruar aftësitë sociale dhe ekonomike nëpërmjet aktivitete informuese, rekreative, vetzhvilluese brenda institucionit.

Së dyti, minorët dhe gratë e liruar të jënë pranuar në shoqëri dhe të kenë më shumë mundësi për gjenerim të ardhurash, nepërmjet kurseve profesionale, punësimit potencial dhe shoqërimit.

Për të përzgjedhur subjektin/individin që do të ofrojë këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka hapur një procedurë tenderimi dhe fton të gjitha subjektet/individët e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat, të paraqesin ofertat e tyre përpara datës 27 Shkurt 2024, ora 16:00, pranë zyrave të Caritas Shqiptar.

Vlerësimi duhet të mbulojë periudhën e zbatimit 01/01/2021 deri në fund të Shkurtit 2024 dhe supozohet të reflektojë në qasjen aktuale dhe të japë rekomandime operacionale për zhvillimin e mëtejshëm të projektit në një fazë të ardhshme të parashikuar.

Për informacion më të zgjeruar rreth procesit të vlerësimit, ju lutem klikoni ketu për të shkarkuar termat e referencës.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës financiare do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrim Propozimet Teknike, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
    • Metodologjia e propozuar e vlerësimit e cila duhet të përmbaje edhe afatet kohore për realizimin e shërbimit;
    • Letër motivimi, referenca dhe detyra të ngjashme të kryera me parë;
    • Jetëshkrimi (CV) i ekspertit/ëve që do të ofrojnë shërbimin;
  1. Në zarfin e dytë, me mbishkrim Oferta Financiare, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Vlerësues të jashtëm”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar të gjitha subjektet/individët nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.orge.gripshi@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë (e vlefshme për subjektet pjesëmarrëse).
  2. Të zotëroje diplomë të nivelit të dytë në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Ekonomiks ose fusha të tjera të ngjashme (e vlefshme për individët pjesëmarrës).

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania/individi si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

 Formula e vlerësimit

Pasi Komisioni Teknik të bëje vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur në zarfin me mbishkrim Propozime Teknike, nga ku do të vlerësohen me metodën kalon/dështon pikat e specifikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”, do të bëhet vlerësimi me sistemin e pikëzim po nga ky komsionin, për Metodologjia e propozuar e vlerësimitLetër Motivimi, Referenca, Detyra të ngjashme dhe Jetëshkrimi (CV).

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e metodologjisë do të jetë si në vijim:

  • Subjekti/Individi me metodologjinë më të mirë të ofruar, do të vlerësohet me 35 (tridhjetë e pesë) pikë;
  • Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 35 Pikë
    • Subjekti i dytë – 25 Pikë
    • Subjekti i tretë – 15 Pikë
    • Subjekti i katërt- 5 Pikë
    • Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 1 Pikë

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin referencave, letrës së motivimit dhe detyra të ngjashme të mëparshme do të jetë si në vijim:

  • Subjekti/Individi me detyrat e ngjashme, referencat dhe letrën e motivimit më të mira të paraqitur, do të vlerësohet me 15 (pesëmbëdhjetë) pikë;
  • Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 3 (tre) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 15 Pikë
    • Subjekti i dytë – 12 Pikë
    • Subjekti i tretë – 9 Pikë
    • Subjekti i katërt- 6 Pikë
    • Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 3 Pikë

Sistemi i pikëzimit për jetëshkrimin (CV) do të jetë si në vijim:

  • Subjekti/Individi me jetëshkrimin (CV) më të mirë do të vlerësohet me 10 (dhjetë) pikë.
  • Subjektet e rënditura në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 2 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 10 Pikë
    • Subjekti i dytë – 8 Pikë
    • Subjekti i tretë – 6 Pikë
    • Subjekti i katër – 4 Pikë
    • Subjekti I pestë dhe në vazhdim – 2 Pikë

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të mblidhet Komisioni Kontraktues, i cili do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit ofertat financiare dhe rënditja do të jetë si në vijim:

  • Subjekti me ofertën më të ulët financiare do të vlerësohet me 40 (dyzet) Pikë;
  • Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 40 Pikë
    • Subjekti i dytë – 30 Pikë
    • Subjekti i tretë – 20 Pikë
    • Subjekti i katërt- 10 Pikë
    • Subjekti i pestë dhe në vazhdim – 1 Pikë

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e ofertës më të mirë ekonomike (OF) ku

OF = M + R + Cv + Ç

nga ku

M = Pikët e grumbulluara në kriterin e Metodologjia e propozuar e vlerësimit,

R = Pikët e grumbulluara në kriterin e Referencave, letrës së motivimit dhe detyrave të ngashme të
mëparshm.

Cv = Pikët e grumbulluara në kriterin e Jetëshkrimi (CV) dhe

Ç = Pikët e grumbulluara në kriterin e Çmimit.