OBJEKTI:                             Ofertë për elektroshtepiake

 Tiranë 03/10/2018

Te nderuar Z./Znj.

 

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive dhe komuniteteve fetare, te kishes katolike ne shqiperi.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi I dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabarte
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Paraqitjen e ofertes per produket e meposhtme:

Nr. Produktet Skeda e specifikimeve
1 Frigorife tipi 1
  • Klasa e energjise: A+ ,  Kapaciteti total:203 l, Kapacitei I ftohesit : 152 l, Kapaciteti I ngriresit 51 l, Sistemi I ftohjes :No frost, Sistemi I  ngrirjes :No frost, Kontrolli : Mekanik, Nr I kompresoreve : 1, Permasat 146 x 54 x 65 cm.
2 Frigorifer tipi 2
  • Klasa e energjise: A+ ,  Kapaciteti total:339 l, Kapacitei I ftohesit : 228 l, Kapaciteti I ngriresit 111 l, Sistemi I ftohjes :Statik Shkrirje Automatike, Sistemi I  ngrirjes :No frost, Kontrolli : Mekanik, Nr I kompresoreve : 1, Permasat 189 x 60 x 66.
3 Frigorifer tipi 3
  • Klasa e energjise: A+ ,  Kapaciteti total:535 l, Kapacitei I ftohesit : 361 l, Kapaciteti I ngriresit 174 l, Sistemi I ftohjes :No frost, Sistemi I  ngrirjes :No frost, Kontrolli : Elektronik, Nr I kompresoreve : 1, Permasat 179 x 91 x 75 cm.
4 Lavatrice tipi 1
  • Kapaciteti Lares: 6kg, Klasa e energjise A+, Shpejtesia max e centrifuges, 1000 rpm, Klasa e performances se larjes :A,  Menyra e kontrollit: Elektro-Mekanike,  Instalimi: Qendrim I lir, Paralarje , Materiali I kazanit:Carboran , Niveli I zhurmes Teknologjia e motorit: Universal,Niveli I zhurmes 62 db, Permasat 85 x 60 x 45 cm.
5 Lavatrice tipi 2
  • Kapaciteti Lares: 7kg, Klasa e energjise A+++, Shpejtesia max e centrifuges, 1200 rpm, Klasa e performances se larjes :A,  Menyra e kontrollit: Elektro-Mekanike,  Instalimi: Qendrim I lir, Paralarje , Materiali I kazanit:Carboran,  Niveli I zhurmes: 52 db, Teknologjia e motorit: Inverter,  Permasat 85 x 60 x 55 cm.
6 Lavatrice tipi 3
  • Kapaciteti Lares: 8kg, Klasa e energjise A+++, Shpejtesia max e centrifuges, 1400 rpm, Klasa e performances se larjes :A,  Menyra e kontrollit: Elektro-Mekanike,  Instalimi: Qendrim I lir, Paralarje , Materiali I kazanit:Diamant,  Niveli I Zhurmes  49 db, Teknologjia e motorit: Inverter, Permasat 85 x 60 x 55 cm.
7 Sobe gatimi me gaz
  • Kategori: Elektrike+ Gaz, Paneli I kontrollit: Me butona, Numri I vatrave: 3gaz+1 elek, Materiali: Emalim, Nr I Xhamave: 2, Aksesore :1 Tave+1 Skare,Programe gatimi 5, Sirtar: po, Klasa e energjise A,  Volumi I Furres 56 l, Permasa 85x50x60 cm.
8 Sobe me korent tipi 1
  • Kategori: Elektrike, Paneli I kontrollit: Me butona, Numri I vatrave: 4, Materiali: Emalim, Nr I Xhamave: 2, Aksesore :1 Tave+1 Skare,Programe gatimi 4, Sirtar: po, Klasa e energjise A,  Volumi I Furres 56 l, Permasa 85x50x60 cm.
9 Sobe me korent tipi 2
  • Kategori: Elektrike, Paneli I kontrollit: Me butona, Numri I vatrave: 4, Materiali: Inox , Nr I Xhamave: 2, Aksesore :1 Tave+1 Skare,Programe gatimi 5, Sirtar: po, Klasa e energjise A,  Volumi I Furres 54 l, Permasa 85x50x60 cm.
10 Furre me korent inkaso tipi 1
  • Kategoria:Furre inkaso, Paneli I kontrollit: mekanik me celesa, Volumi I furres 57 l, Vetpastrim: Katalitik, Numri I programeve 6, Ngarkesa elektrike 2750W, Nr I xhamave 2, Materiali : inox +xham, Klasa e energjise A, Permasat: 60x60x55 cm
11 Furre me korent Inkaso tipi 2
  • Kategoria:Furre inkaso, Paneli I kontrollit: mekanik me celesa, Volumi I furres 70 l, Vetpastrim: Katalitik, Numri I programeve 7, Ngarkesa elektrike 3500W, Nr I xhamave 3, Materiali : Emalim I zi +xham, Klasa e energjise A, Permasat: 60x60x55 cm
12 Lavastovilje
  • Kategoria: Lavastovilje , Tipi: qendrim I lire, Paneli I kontrollit: Elektronik, Tregues te kohes per procesin e larjes: po, Materiali: Inox, Klasa e energjise: A+, Performanca e larjes/tharjes: A/A, Numri I vendeve per enet: 13 sete, Konsumi I ujit: 3080 litr ne vit, Permasat: 60 x 85 x 63
13 Hekur rrobash
  • Kategoria: hekur me avull, Fuqia: 2200W, Materiali I pllakes: Inox, Depozita e ujit:280ml, Sistemi I avullit:90g/min, Presioni I avullit: automatik.
14 Bolier uji
  • Kategoria : me depozite, Materiali I rezervuarit: Smalt Celiku, Fuqia maksimale 2Kw,Koha e ngrohjes ne temp 45 grad: 2ore e 06min, Presioni min/max: 0.2/8 bar, tensioni I punes: 230 V / 50Hz, Kontrolli: Mekanik, Temperatura max: 75 grade Celsius, Sistem stakimi, permasat: 45 cm x 75 cm x 48 cm.
15 Sobe me dru
  • Fuqia: 5 KW,Dimensionet (GjxGjxL):965 x 612 x 780 mm, Dimensionet e furrës (GjxGjxL): 550 x 540 x 195 mm, Diametri i vazhdimit të aspiratorit të tymit: 120 mm, Vëllimi i ngrohjes: 83 m³, Sipërfaqja e ngrohjes: 32 m², Pesha: 98/113 kg

 

16 Furre gatimi e vogel
  • Funksionimi: Ngrohje dhe pjekje, Komandimi: Mekanik, Vendosja: Qendrim i lire
17 Ngrohes ambjeniti
  • Numri i elementeve: 13, Fuqia: 2500 W, Me rrota
18 Pjanur gatimi gaz
  • Lloji i Suprines: Elektike/Gaz, Kontrolli: Mekanik me Celsa, Materiali: Inox, Nr I zonave: 4 zona(1 elektrike+3gaz), Ngarkesa totale elektrike: 1.5 kw, Permasat: 60 cm
19 Pjanur gatimi elektike
  • Lloji i Suprines: Elektrike, Kontrolli: Mekanik me Celsa, Materiali: Xham/Qeramik, Nr I zonave: 4 zona, Fikje automatike: PO, Ngarkesa totale elektrike: 6 kW, Permasat: 60 cm.
20 Fshese elektrike me uje
  • Me depozite uji ,Filtrimit të dyfishtë të ujit ,Sistem Fryerje dhe thithje, Kapaciteti : 6 litër,Aksesoret: furçë kat, furçë tapicerie, Fuqia: 2200W,Tensioni: 230V,Frekuenca: 50Hz.
21 Tostier
  • Funksioni: Ngrohje, Thekje. Fuqia: 820 W, Kapaciteti: 2 Vende
22 Mikser
  • Funksioni: Perzierje, Fuqia: 450 W.
23 Mikrovale
  • Kategoria: Mikrovale, Fuqia: 800 W, Kapaciteti: 23 l, Kontrolli :elektro-mekanik.
24 Ekspres Kafeje
  • Funksioni: Kafe Ekspres, Fuqi: 1300 W, Kontrolli: Manual, Presioni pompes: 15 Bar, Kapaciteti: 1.4 L.
25 Mulli kafeje
  • Funksioni: Grires, Fuqi: 100 W, Kapaciteti: 200 gr

 

26 Tharese rrobash
  • Kategoria: Tharese rrobash, Kapaciteti 7 kg, Klasa e energjise: B, Teknologjia e motorrit:Universal, Teknolgjia e tharjes: rrezistence, Tipi I tharjes: Me kondensim, Menyra e kontrollit: elektro-mekanike, Qendrim I lire, Numri I programeve 14, Program rifreskimi, Materiali I Kazanit: Carboran, Permasat: 85 x 60 x 60 cm

 

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për elektroshtepiake” si dhe gjithë dokumentacionin plotësues deri me datë 09/10/2018 ora 16:00 në adresën e mëposhteme:

 

Caritas Shqiptar  

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327. Tiranë

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.  Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave, duke njoftuar të gjitha kompanitë.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Oferta Financiare /Çmimi duke përfshirë TVSH si dhe të gjithë shpenzimet e tjera që lidhen me këtë shërbim.
  •  Ekstrakt i QKR
  • Kopje e NIPT-it
  • Çertifikatat per secilin produkt.
  • Gjithë dokumentacioni i mësipërm duhet të jetë i vulosur nga subjekti.

 

Kriteret e vlërsimit

 

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës, dhe pasi të bëhet vlerësimi i dokumentacionit plotësues, do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët, referuar cilesise se produkteve.

 

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.