TRAJNIM DY DITOR YOURJOB SHQIPËRI DHE YOURJOB KOSOVA
Caritas Shqiptar dhe Caritas Kosova, programi YourJob, morën pjesë në Tiranë në nje trajnim 4-ditor mbi përdorimin dhe interpretimin e instrumenteve lidhur me zhvillimin e karrierës nën drejtimin e eksperteve të Shkencave Sociale Znj. Eralda Zhilla dhe Nada Kallçiu.
Duke parë rëndësinë e madhe që këshillimi i karrierës po merr jo vetën në projektin YourJob por një nevojë në gjithë Shqipërinë, për të dhënë një ndihmesë sa më cilësore, u pa e nevojshme përdorimi i testeve të standartizuara të karrierës.
Këto 4 teste, ekspertet e shkencave sociale, i kanë realizuar nga një punë shumë e madhe në bashkëpunim me universitetin e Lozanës në Zvicër. Pas pilotimit dhe shqipërimit të tyre, ka ardhur dhe faza e standartizimit, pra këto teste mund të përdoren dhe në Shqipëri dhe Kosovë, ku matjet dhe gjetjet e tyre mund ti vijnë në ndihmë personave në lidhje me zgjedhjen e karrierës dhe të lehtësojnë procesin e këshillimit për këshilluesit e karrierës.
Çdo zyrë YourJob ofron përdorimin e instrumentave bashkëkohorë për të hulumtuar fushat e interesit të individëve dhe për të analizuar nevojat për këshillim e orientim, sikurse dhe vështirësitë në vendimmarrjet në karrierë që të rinj e të rritur hasin në rrugëtimin e tyre profesional.
Këto teste të standardizuara plotësohen me rekomandimin e këshilluesit të karrierës, i cili gjithashtu ndihmon ne interpretimin e rezultateve.
Këto 4 teste janë:
- PGI – INVENTARI I MATJES SË INTERESAVE – INVENTARI I GLOBIT PERSONAL
- ADOR – ANALIZË E KËRKESËS PËR ORIENTIM
- CDDQ – PYETËSORI I VËSHTIRËSISË NË PROCESIN E VENDIMMARRJES PËR KARRIERËN
- VISA – VLERËSIMI I STATUSIT TË IDENTITETIT PROFESIONAL
Marrja e vendimit për karrierën është një hap që duhet të ndërmarrin të gjithë, herë a vonë. Disa individë këtë vendim e marrin lehtë dhe pa vështirësi të dukshme, të tjerët përballen me vështirësi në marrjen e një vendimi të tillë. Për të ndihmuar këta të fundit, është e nevojshme që, së pari të lokalizohen dhe të identifikohen vështirësitë e tyre specifike.
Ky trajnim aq intensiv do të ndihmojë Këshilluesit e Karrierës të YourJob Shqipëri dhe YourJob Kosova të kuptojnë në mënyrë më profesionale potencialet, hobet dhe orentimin qe të rinjtë kanë për ndërtimin e të ardhmes së tyre.