Caritas Shqiptar, në bashkëpunim me Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me Drejtuesit e Institucioneve në nivel vendor dhe qendror të Bashkisë Vlorë, që kanë në fokus, punën mbështetëse për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.
Në këtë tryezë:
- Drejtoresha e Caritas Shqiptar, Znj. Juljana Reso, pati kënaqësinë të ndajë me të ftuarit misionin e Caritas, në rrugëtimin e suksesshëm dhe plot sfida për ti ndihmuar në rintegrim të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, përmes Programit “Shtegu i Mundësive II”.
–Duke ju referuar vetëm shtatë muajve të fundit,ajo specifikoi se janë menaxhuar së bashku me bashkëpunëtorë të QKPMR-së, plot 16 raste të miturish. Nga të cilët më shumë se gjysma janë raste suksesi, ku disa janë mbështetur për të vazhduar arsimin bazë apo të mesëm, disa me kurse profesionale apo të tjerë janë integruar në tregun e punës bazuar në aftësitë dhe nevojat e tyre.
- Drejtori i Shërbimit të Provës, Vlorë, Z. Francesko Muçaj, përshëndeti këtë takim, duke e cilësuar të domosdoshëm dhe të munguar. Ai referoi se fatmirësisht Vlora, nuk ka shifra të mëdha të kriminalitetit të të miturve. Por referoi mungesën e punonjesve me formim psiko-social, që mund të lehtësojnë procesin e riintegrimit të rasteve.
- Drejtoresha e Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), Znj.Klaudia Hasanllari, bëri një analizë të kuadrit ligjor dhe punës përgjegjëse të institucioneve që mund të ndihmojnë në riintegrimin e të miturve dhe të rinjve. Sigurim i mundësive për edukim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale për të gjithë të miturit në konflikt me ligjin, në bashkëpunim me Caritas Shqiptar, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit, mbetet një nga misionet më të rëndësishme në vijimësi.
- Drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) Vlorë, Znj. Saniela Xhaferi, prezantoi programet e reja të atashuara pranë kësaj agjencie, në kuadër të të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit e formimit profesional të të rinjve.
- Diskutimi në këtë tryezë u bë më konkret edhe me pjesëmarrjen e dy përfaqësueseve nga Shkolla Industriale “Pavaresia” Vlorë”, Znj. Greta Muhamet-Mësuese dhe Kladiola Filaj- Psikologe . Ato bënë një pasqyrim të të gjithë fenomeneve sociale, që i çojnë drejt kriminalitetit të rinjtë duke ngritur si shqetësim kryesor humbjen e interest për shkollim dhe shtimin e shifrave të nxënësve që braktisin shkollën.
- Nikoletaj Xhelaj-Specialiste/ Bashkia Vlorë, vuri në dukje se për shkak të angazhimit në punë sezonale dhe pavarësisë ekonomike, të rinjtë në Vlorë, nuk kanë kriminalitet të lartë krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë.
-Në fjalën përmbyllëse Znj. Reso, theksoi se puna riintegruese nuk mund të zhvillohet e vetme pa një bashkërendim të të gjithë institucioneve shtetërore përgjegjëse, në nivel vendor dhe qëndror, prandaj kjo tryezë është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të sukseshëm, në përmbushjen e misionit të përbashkët për të mbajtur larg rrugës së krimit të rinjtë shqiptarë.
———————————————————————————————————————————————————————————————————-
Caritas Albania, in collaboration with the Juvenile and Youth Crime Prevention Centre, held a roundtable with the Heads of Institutions at the local and central levels of the Municipality of Vlora, which focus on supporting work for juveniles and youth in conflict with the law.
At this roundtable:
- The Director of Caritas Albania, Mrs. Juljana Reso, had the pleasure of sharing with the guests the mission of Caritas, in the successful and challenging journey to help reintegration of juveniles and youth in conflict with the law, through the “Path of Opportunities II” Program.
-Referring to the last seven months alone, she specified that 16 cases of juveniles have been managed together with JYCPC collaborators. More than half are successful cases, where some have been supported to continue basic or secondary education, some with professional courses or others have been integrated into the labor market based on their skills and needs.
- The Director of the Probation Service of Vlora, Mr. Francesko Muçaj, welcomed this meeting, describing it as necessary and lacking. He referred that fortunately Vlora does not have large figures of juvenile delinquency. But he referred to the lack of employees with psycho-social training, who can facilitate the process of reintegration of cases.
- The Director of the Juvenile and Youth Crime Prevention Centre (JYCPC), Ms. Klaudia Hasanllari, made an analysis of the legal framework and the responsible work of institutions that can help in the reintegration of juveniles and youth. Providing opportunities for education, employment and psycho-social support for all juveniles in conflict with the law, in cooperation with Caritas Albania, with the aim of their reintegration into society after the end of the sentence, remains one of the most important missions in the future.
- The Director of the National Employment and Skills Agency (NESA)Vlora, Ms. Saniela Xhaferi, presented the new programs attached to this agency, in the framework of employment, self-employment and vocational education and training of juveniles.
- The discussion at this roundtable became more concrete with the participation of two representatives from the Vlora Industrial School “Pavaresia”, Ms. Greta Muhamet-Teacher and Kladiola Filaj-Psychologist. They made a reflection of all the social phenomena that lead juveniles to criminality, raising as the main concern the loss of interest in education and the increase in the number of students who drop out of school.
- Nikoletaj Xhelaj-Specialist at Municipality of Vlora, pointed out that due to their engagement in seasonal work and economic independence, juveniles in Vlora do not have a high crime rate compared to other cities in Albania.
Therefore, losing speech, Ms. Reso emphasized that reintegration work cannot be carried out alone without the coordination of all responsible state institutions, at the local and central levels, therefore this roundtable is only the beginning of a successful cooperation in fulfilling the joint mission to keep Albanian juveniles away from the path of crime.