Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Shqipëri Z. Hathaëay vizitoi përfituesit e programit të rindërtimit një projekt partneriteti ndërmjet Caritas Shqiptar dhe Habitat. Z. Hathaway i shoqëruar nga Drejtoresha e Caritas Shqiptar Znj. Juljana Reso vizituan 3 përfitues nga 15 përfituesit e programit të rindërtimit në Bashkinë e Lacit. Gjatë vizitës ka patur një kohë për të biseduar me përfituesit për realizimin e programit, mendimin e tyre për investimin e realizuar nga Caritas Shqiptar me mbështetjen e Habitat, situatën social ekonomike të familjeve si dhe sfidat që ata hasin në jetën e tyre. Z. Hathaway në dikutimet me përfituesit theksoi rëndësinë e solidaritetit në rastet e situatave emergjente dhe të paturit një banese e cila sjell shpresë te banorët e saj. Znj Reso në bisedën me përfituesit shprehu mbështetjen e Caritas Shqiptar për familjet më në nevojë dhe kjo mbështetje do të vazhdoj përtej përfundimit të projektit.