YOUR JOB – Aftësitë joteknike profesionale për sukses në punë –
Dr. Shkëlzen Marku, Yunus Social Business Balkans
Fshati i Paqes, Shkodër – 19.07.2018
Në kuadër të projektit “Your Job”, financuar nga Caritas Austria u zhvillua në Fshatin e Paqes, Shkodër një trajnim me të rinjtë pjesë e këtij projekti pilot në zonën e Lezhës. Rreth 25 të rinj u trajnuan mbi aftësitë joteknike profesionale për sukses në punë. Gjatë këtij takimi Dr. Marku theksoi rëndësinë e aftësive personale dhe ndër-personale, si aftësi shumë të rëndësishme në suksesin profesional. Komunikimi, vetëmotivimi, përgjegjshmëria, vendosmëria, aftësia për të negociuar dhe për të zgjidhur konflikte u diskutuan gjerësisht nga pjesëmarrësit duke u nisur edhe nga përvojat e tyre personale. Vetëbesimi, etika në punë, pranimi i këshillave dhe vërejtjeve, bashkëpunimi, mirënjohja, poziviteti në punë dhe sjellja profesionale në vendin e punës, u theksuan nga Z.Marku si aftësitë ndër-personale më të rëndësishme për të qenë i suksesshëm në punë. Pjesëmarrësit vlerësuan këtë mundësi që u është dhënë nëpërmjet projektit “Your Job”, si nga ana personale ashtu edhe nga ana profesionale.