Si gjithmone Caritasi Shqiptar  eshte gjendur dhe vazhdon te gjindet prane familjeve ne nevoje ndermjet aktiviteteve dhe iniciativave te bamirese dhe humanitare . Me rastin e festave te fund vitit 2018 Caritas-i Shqiptar me grupin e vullnetareve te tij eshte solidarizuar ne organizimin e drekes se Krishtlindjes me pjesmarrjen e personave ne nevoje. Kjo dreke eshte organizuar ne bashkepunim me Komunitetin Papa Giovanni XXIII, Arqipeshkvine Metropolitane Tirane-Durres si dhe me Caritasin Dioqezan Tirane- Durres.

Gjithashtu, po me rastin e festave te fund vitit, Caritasi Shqiptar, Ju pergjigj kerkeses se bere nga Njesia Administrative nr.7 te  Bashkise Tirane, per te ndihmuar disa familje ne nevoje.

Caritas-i Shqiptar, gjen rastin te falenderoje edhe nje here tjeter, donatoret te cilet bene te mundur te ndihmohen familjet  ne nevoje. Po ashtu, Caritasi Shqiptar falenderon edhe grupin e vullnetareve  te cilet  u treguan te gatshem per tu solidariezuar me personat ne nevoje, duke  dhene kontributin e tyre ne pergatitjen dhe shperndarjen e pakove ushqimore si dhe per kontributin e dhene ne mbarevatjen e drekes se Krishtlindjes!