Tiranë me 22/07/2019

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin qe duhet plotesuar dhe dorezuar dorazi ne zyrat e Caritas Shqiptar:

Termat e References   |   Aneks D   |   Aneks RFQ   |   Frome Rregjistrimi

OBJEKT:                                                                    Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Te rikonstruktoje nje pjese te ambjenteve si dhe mobilimin e pjesshem te zyrave te saj, dhe per kete fton te gjitha kompanite qe ofrojne sherbimin e kerkuar te shprehin interesin e tyre para dates 26/07/2019, duke  paraqitur ofertat si dhe dokumentacionin plotesues te mbyllur ne zarf.

Autoritet Prokurues:                     Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                         Mobilimi i zyrave te Caritas Shqiptar

Nr. i Referencës:                            RFP-02-AT-19

Lloji i Procedurës:                          Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:        22/07/2019

Data e mbylljes së njoftimit:       26/07/2019 Ora: 16:00

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Mobilim per zyrat e Caritas Shqiptar” si dhe gjithë dokumentacionin plotësues deri me datë 26/07/2019 ora 16:00 në adresën e mëposhteme:

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.  Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë public njoftimin për shtyrje afati.

 

Hartimi i ofertës

1.1. Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  • Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit.
  • Vërtetimet e kërkuara në Aneksin D.
  • Licencë për ushtrim aktiviteti.
  • Forme regjistrimi

 

1.2. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneksit RFQ.

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

Mobilimi i ambjenteve te Caritas Shqiptar; RFP-02-AT-19”

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Gjithe dokumentacioni i ofertes duhet te pergatitet ne gjuhen shqipe.

 

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimin me te mire te ofruar.  Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

 

  • Dokumentacioni i domosdoshëm për të kaluar vlerësimin pass/fail janë tre pikat e para të Specifikimeve Teknike.

 

KERKOHEN OFROHEN PASS FAIL
Ekstrakt historik i subjektit Me vulen e subjekit
Vertetimet e kerkuara ne Aneksin D Me Vulen e subjektit
Licence per ushtrim aktiviteti Fotokopje e vulosur