Mëngjesin e 26 Nëntorit, siç e dimë të gjithë tashmë, Shqipëria u zgjua nën lëkundje të forta tërmeti të cilat për fat të keq, për shumë vëllezër e motra tonat, rezultuan fatale.

Qytetet ku lëkundjet u ndjenë më shumë janë Durrësi e Tirana por edhe në qytete të tjera janë ndjerë lëkundje të forta.

Për fat të keq tërmeti pati dëme të mëdha jo vetëm materiale por edhe në jetë njerëzish. Situata më tragjike, siç raportohet nga shtabi i emergjencës së Caritas Shqiptar, është në Thumanë ku numri i viktimave raportohet më i lartë. Përgjegjësja e emergjencave në Caritas Shqiptar, pas vizitave në terren në Durrës dhe Thumanë, ka hartuar një raport paraprak vlerësimi të situatës së krijuar nga tërmeti.

Tërmeti i Shqipërisë (Raport)
Albania Quake (SitRep)