Programi Your Job “Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans” zbatohet nga Caritas Shqiptar në Shkodër, Lezhë dhe Kamëz në bashkëpunim të ngushtë me Caritaset Dioqezane Shkodër-Pult, Lezhë dhe Tiranë-Durrës.

Objektivi madhor i këtij projekti është të kontribuojë në punësimin e të rinjve të grup-moshës 15-30 vjeç dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre në Europën Juglindore, në Shqipëri (Shkodër, Lezhë dhe Kamëz), Bosnie dhe Herzegovinë (Banja Luka, Čaplinja, Mostar), Kosovë (Gjakovë, Prizren, Viti, Kllokot), Serbi (Aleksinac, Ruma, Zrenjanin).

Në kuadër të këtij programi, është realizuar numri i katërt i Buletinit Informativ i cili përmban kryesisht artikuj me tematike “Puna gjatë COVID-19” por edhe tematika të tjera të zhvilluara nga të gjitha vendet partnere në projekt për periudhën Prill – Qershor 2020.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletinin në format PDF

⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓

Buletin Informativ nr. 4